“Artemis 2” i dërgoi fotografitë e para nga Toka

Astronautët nga misioni “Artemis 2” dërguan fotografi të para nga Toka derisa lëvizin drejt Hënës dhe e cila është tashmë më afër saj sesa planetit të tyre, shkruan Dojçe vele, njofton Portalb.mk.

Katër astronatët nga misioni “Artemis 2” për herë të parë dërguan fotografi nga Toka derisa udhëtojnë drejt Hënës. “Dukeni shkëlqyeshëm, vërtetë jeni të shkëlqyeshëm”, porositi astronauti i NASA-s Viktor Glover nga kapsula “Orion”, duke i komentuar incizimet në të cilat planeti ynë duket si disk i kaltër shndëritës me fije resh të bardha në një sfond të errët.

Glover, kolegët e tij amerikan Kristina Kuk dhe Reid Uajsman, si dhe astronaduti kanadez Xheremi Hansen, janë njerëzit e parë të cilët udhëtojnë drejt Hënës pas më shumë se 50 viteve. Ekuipazhi u nis në kozomos në natën drejt të enjtes (sipas kohës së Evropës së Mesme), kur kapsula “Orion” u lansua nga qendra kozmike Kejp Kanaveral në Floridë, me sistemin raketor “Space Launch System”.

Misioni tashmë është më afër Hënës

Rreth 24 orë pas lansimit, ekuipazhi me manovër speciale e braktisi Orbitën e Tokës. Tashmë pas 24 orëve të ardhshme, u gjendën më afër Hënës sesa Tokës. “Misioni ‘Artemis 2’ kaloi më shumë se gjysmën e hapësirës deri në Hënë”, publikoi NASA në naten drej të shtunës.

Gjatë misionit, astronautët zbatojnë teste shkencore dhe operacione trajnuese, por edhe kënaqen edhe në pamje të rralla. “Po e shikojmë Hënën përmes portit të ankorimit tani. Imazhi është tepër i bukur”, tha astronautja Kristina Kuk, sipas NASA-s.

Misioni nuk përfshin uljen në Hënë

“Artemis 2” ndërlidhet me përvojat e misionit pa pilot “Artemis 1” nga viti 2022. Ekuipazhi do të kalojë rreth dhjetë ditë në kozmos, duke udhëtuar rreth Hënës, para se kapsula sërisht të aterojë në oqeanin e Tokës.

Ulja në Hënë nuk është paraparë për këtë mision. NASA planifikon ulje të tillë në vitin 2028, ndërsa “Artemis 2” duhet ta përgatisë bazën për këtë.

Për Gloverin, Kukun dhe Uajsmanin, ky është fluturimi i dytë në kozmos, ndërsa Hanseni fluturon për herë të parë. Kuk është femra e parë në historinë e NASA-s e cila merr pjesë në mision deri në Hënë, Glover është astronauti i parë i cili nuk është i bardhë, ndërsa Hansen është kanadezi i parë në mision të këtillë.

I gjithë fluturimi i “Artemis 2” pason trajektorja në formë të numrit tetë rreth Tokës dhe Hënës, me ç’rast është paraparë që ekuipazhi të kalojë më shumë se 2,3 milionë kilometra.