Arsovska akuzon se mbeturina të rrezikshme janë derdhur në një deponi private në Gjorçe, komuna demanton

Është zbuluar deponi private në Komunën e Gjorçe Petrovit nga inspektorët për mjedis jetësor të Qytetit të Shkupit dhe nga stacioni policor Gjorçe Petrov. Kryerësit janë kapur duke kryer vepër kriminale përpara 20 dëshmitarëve, ndërkaq në lokacion çdo ditë janë derdhur prej 50 deri në 100 kamionë mbeturina toksike, tha sot në konferencë për shtyp, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për katastrofë të detektuar ekologjike e cila në Komunën e Gjorçe Petrovit ka ndodhur në parcelë prej 4.000 metër katrorë – pronë private dhe rreth 5.000 metër katrorë – pronë e Republikës së Maqedonisë në afërsi të lumit Lepenec. Lokacioni është në largësi prej disa qindra metrave prej stacionit të ri të filtrimit, të cilin e ka ndërtuar Komuna e Gjorçe Petrovit, ndërkaq është financuar nga Bashkimi Evropian”, shtoi Arsovska.

Deponia e egër private, ka qenë në pronësi të një ndërmarrje kundër të cilës po kryhen edhe hetime tjera, ndërkaq është në pronësi të një të punësuari në Komunën e Gjorçe Petrovit në sektorin e financave. Arsovska tha se personi në fjalë, është zgjedhur edhe anëtar i udhëheqësisë së Sindikatës së të punësuarve në komunë.

Megjithatë, ajo nuk e përmendi emrin e tij, e as emrin e ndërmarrjes.

Nga Komuna e Gjorçe Petrovit e demantuan Arsovskën, duke deklaruar se komuna asnjëherë nuk ka deponuar mbeturina ilegale në lokacionin e theksuar, e as kanë krijuar deponi.

“Për atë se e themi të vërtetën, kryetarja Arsovska mund ta verifikojë pikën e NP Higjienës Komunale në Karposh, ku qartë do të shohë se shërbimet komunale atje kanë dërguar mbeturina. Rasti i madh pompoz i Arsovskës, zgjidhet për 5 minuta dhe një bisedë telefonike me drejtorin e kësaj ndërmarrje publike. Puna katastrofike e ndërmarrjeve publike, mungesës së higjienës dhe hapësirave të gjelbra, nuk do t’i mbulojë me konferenca të motivuara politikisht”, thuhet në reagimin e komunës.

Nga komuna thonë se në vend që të udhëheqë politikë të lartë dhe të tregojë “rrëfime gjuetarësh”, kryetarja e Qytetit duhet që të kujdeset për problemet akute të qytetit.