Anketa e IRI-t: Portalb vazhdon të jetë portali më i besueshëm në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Portalb.mk është zgjedhur përsëri portali më i besuar në gjuhën shqipe për tu informuar mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht 1% e të anketuarve e kanë përmendur Portalbin në pyetjen “Cilën media specifike, si kanale televizive specifike, radio stacion, gazetë, faqe interneti, etj. e konsideroni më të besueshme për informacion politik?”, në anketën më të fundit të IRI-t.

Portalb portali më i besueshëm, Foto: Printscreen nga IRI
Portalb në listën e mediave më të besueshme, Foto: Printscreen nga IRI.

Sa u përket televizioneve, Alsat është më i besueshëm në aspektin politik në Maqedoninë e Veriut me 10%, ndërkaq më pas është TV21 me 1%, portali Zurnal me 1% si dhe 20% të të anketuarve nuk i besojnë asnjë medie.

Në skenën mediatike maqedonase, udhëheqë TV Sitel me 31%, ndërkaq më pas vijnë Kanal 5 me 18% dhe Telma me 6%.

Në bazë të kësaj ankete, 37 përqind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se mediat në vend janë të lira dhe të pavarura.

Sa i përket drejtimit në të cilin shkon vendi, 52 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se shteti po shkon në drejtim të gabuar.

Anketa është realizuar prej 10 maj deri më 7 korrik.

Kujtojmë që kur IRI filloi të masë edhe mediat online, Portalbi ka dalë i pari, si në vitin 2014 (foto), vitin 2015 (foto) ashtu edhe pas dhjetë viteve të matjeve sa herë që përfshihen dhe portalet, në vitin 2024 (foto) dhe vitin 2025 (foto) media jonë mbetet në krye të listës së mediave më të besuara në Maqedoinë e Veriut.

Falënderojmë dhe lexuesit që e vlerësojnë punën tonë, dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë me të njejtin përkushtim të respektojmë parimet më të larta dhe profesionale gazetareske.