Amra Ismani disenjatorja e kreacioneve magjike që vishen në shumë mënyra

Ajo është në moshë të re, ndërsa pasionin e ka të kahmotshëm ashtu si edhe vullnetin dhe dëshirën për punën. Për lexuesit e Portalb.mk sjellim profilin e një vajze e cila pati sfilatën e fundit në dhjetor e që ishte e dyta me radhë për të. Sukseset për Amrën ngelen përpara, gjithnjë si rezultat i punës.

Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit

Amra Ismani një vajzë emri i së cilës mbrapsht lexohet Arma, por për të tingëlluar më butë brendit të saj i ka shtuar dhe një “m” Ammra.  Nuk është rruga “Ismail Kadare” lagjja ku jeton arsyeja pse të vjen t’ia bësh këtë pyetje:

Amra a je “arma” që do të krisësh në Paris?

– Jo, Parisi nuk është më synimi im. Mjafton të kesh një adresë në internet sot dhe shkon ku të duash.

Ku do të shkosh më shumë?

– Gjithkund, përveç Maqedonisë.

Ajo nuk preferon ta quajnë artiste, pasi veshja është më shumë se sa thjesht art. Ekspozita e fundit e saj “In Between” e jep esencën se sa industria e modës na ka kthyer në kallëpe. Veshje surreale, që shkrihen, që nga jashtë duken mirë por përbrenda të gjakosin. Ajo thotë se secili duhet të gjej gjuhën e vet në veshje.

Amra misterioze që pak të lë të shohësh brenda, me një buzëqeshje dhe stil flokësh me plot vetëbesim. Sado që duket kështu, ajo rri larg mediave dhe nuk i do ato si dëshmitare të punës së saj. Por, njerëzit që kanë parë punimet e saja dhe mënyrën si e ka konceptuar thjesht janë mahnitur se si një e re aq këndvështrim të veçantë ka.

– Sado që nuk i do mediat, mediumi më i mirë është njeriu që ka parë punën tënde dhe flet me të tjerët për veçantinë e artit tënd.

– E siç duket. Ligji i kundërshtive, unë nuk i dua mediat, por ato s’më shqiten.

– I pëlqen ngjyrat?

– Ngjyrat janë arsyeja pse unë merrem me këtë profesion.

– Por dominon e zeza. E zeza është mungesë e ngjyrës.

– Varet si shikon, te e  zeza për mua janë  krejt ngjyrat.

Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit

Një vajzë e lexuar, e formuar dhe që duket se mënyra e saj e veshjes është një filozofi e tërë për të. Nuk ka qejf njerëzit të kufizohen me veshjet e saja, por thjesht të jenë në kërkim të vetvetes. Shquhet për kreacionet që vishen në më shumë mënyra, ajo që i di deri në katër , pesë, ndoshta ka nga ata që kanë gjetur dhe më shumë mënyra.

Dëshiroj përdoruesit e kreacioneve të mia të gjejnë një mënyrë të re si ta veshin një krijim shumë funksional . Jam kundër industrisë së modës që i ka objektivizuar femrat në model se si duhet veshur.

Veshja është gjuhë, secili ka gjuhën e vet.

– Aksesorët mungojnë në veshjet e tua në sfilatën e fundit. Apo nuk do që të zhurmojnë gjuhët?

– Dua që vëmendjen e kreacionit mos ta marr asgjë tjetër. Përndryshe edhe di t’i punoj filigranet dhe i pëlqej aksesorët.

Po pra, është një filozofi e tërë e veshjes siç e thotë Amra. Në bazë të kësaj, mospërshtatja e aksesorëve me veshjen është si të flasësh shqip në kombinim me kinezisht, s’po them anglisht se kjo duket diçka krejt normale në përditshmërinë tonë.

Amra edhe qepën vet, sepse është perfeksioniste, ajo asnjëherë nuk kënaqet me atë që ka arritur, është shumë autokritike dhe kjo është arsyeja pse vazhdon e kërkon.

Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit

Sfilata e fundit e Amrës, diçka si ëndërr

“In Between” është një ekspozitë që bazohet në idenë e përdorimit të rrobave dhe qepjes si një medium artistik. Ky projekt ndodhet në qendër të kryqëzimit ku arti dhe moda takohen dhe eksploron potencialin e veshjes si bartës i mendimit artistik në instalacionet konceptuale. Kreacionet e modës në këtë projekt shërbejnë si vepra arti që prekin kompleksitetin e natyrës njerëzore – duke eksploruar brishtësinë e saj, duke eksploruar konceptin e feminitetit, duke nxjerrë në pah rolin e veshjes si një mjet i vetë-shprehjes dhe karakteristikat e tij të dyfishta, duke zbuluar aftësinë e saj për të “fsheh” dhe “mbrojtur”, duke vepruar si një maskë e nuancuar që mbron veten e vërtetë nga mjedisi i jashtëm.  Ajo u hap më datë 12.01.2023 në hapësirat e Qendrës Multimediale” Malla Stanica” të Galerisë Nacionale . Ekspozita është krijuar sipas hapësirës së galerisë ku në çdo dhomë janë vendosur punime/krijime të bazuara në tri koncepte.

Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit

Pjesa e parë, e titulluar “Triumphal Defeat” është një instalacion i krijuar nga tre  kreacione dhe një pikturë, një reprodukcion i picturës së barokut në të cilën paraqitet motivi i “Rënies së Ikarit”. Ky instalacion flet për anën destruktive të ambicieve të mëdha njerëzore duke e përdorur personazhin e Ikarit si “hero” ose anti-hero të kësaj “Mposhtje Triumfale” të pashmangshme. Pjesa e dytë e ekspozitës, me titullin “More than meets the eye” i referohet rolit të veshjes si një maskë që arrin të fshehë realitetin e “shëmtuar” me një “fasadë” të jashtme të bukur.

Fotografi nga sfilata e fundit
Fotografi nga sfilata e fundit

Ndërsa pjesa e tretë e titulluar “Disquieting Fragility” eksploron konceptin e feminitetit në një shoqëri patriarkale. Për këtë instalacion u krijuan 3 veshje të dekoruara me fjongo të madhësive tl ndryshme të cilat u vendosën në hapësirë në të cilën “fluturonin” rreth 300 fjongo sateni si simbol i brishtësisë dhe feminitetit. Ideja pas këtij instalacioni ishte të krijohet një botë “sureale” ose edhe ideale në të cilën “brishtësia” njerëzore nuk do duhej të maskohet me mekanizma mbrojtës dhe agresiv me frikën që do të quhej “dobësi”. vizitorët lëvizin në atmosferën surreale të një dhome plot me harqe lundruese sateni.

Shikoni KËTU se si duken veshjet magjike të Amrës.