Alarm për bomba në qendrat tregtare ‘East Gate’ dhe ‘Diamond’
Paraditen e sotme në qendrat tregtare ‘East Gate’ dhe ‘Diamond’ ka pasur njoftime të rreme për vendosje të mjeteve shpërthyese, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë në terren për zbatimin e protokolleve të sigurisë, raporton Portalb.mk.
Njjoftimi ka arritur përmes formës elektronike.
Qytetarët janë urdhëruar që të largohen nga hapsirat dhe të qëndrojnë larg objekteve për shkaqe sigurie.
“Sot (19.04.2026), në adresën elektronike të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas pranimit të denoncimeve, nga ana e zyrtarëve policorë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse brenda dhe rreth objekteve, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë për bomba”, informoi Ministria e Brendshme.
Kujtojmë se viteve të fundit në vend ka pasur vazhdimisht raportime të rreme për bomba, si në shkolla, qendra tregtare dhe institucione tjera publike.
Deri më tani, këto njoftime kanë rezultuar si të rreme, ndërsa në disa raste janë identifikuar autorët.