Alarm në Kroaci për shkak të stuhisë, e cila ka përfshirë jugun e vendit
Të hënën pjesë të Dalmacisë janë përfshirë nga një stuhi e fortë. Në Korçullë pasdite frynte erë shumë e fortë, binte shi i madh dhe në një moment era shkuli një pemë të madhe. Në qarkun Dubrovnik-Neretva të hënën, zjarrfikësit patën rreth 40 ndërhyrje për të pompuar ujin nga ndërtesat në zonën e Dubrovnikut, Konavalos, Ploçes, Metkoviq dhe Orebiq, raporton Croatia week.
Sipas Brigadës Kroate të Zjarrfikësve, një sasi e madhe shiu ka rënë në zonën e qarkut Dubrovnik-Neretva, ku janë vërejtur një numër i madh i ndërhyrjeve me pompimin e objekteve dhe largimin e disa drunjve nga rrugët. Për shkak të sasisë së madhe të shiut, qarkullimi është bllokuar, si dhe problem kanë shkaktuar edhe kapanxhat që janë hequr jashtë nga sasia e madhe e ujit.
Në rajonin e luginës së Neretvës, zjarrfikësit kanë ndërhyrë 25 herë, më shumë ndërhyrje janë shënuar në zonën e Orebiçit, Peljesaçit, Korçulës dhe bregdetit të Dubrovnikut.
Në qarkun Split-Dalmaci, shiu i dendur ra në zonën e Makarskas. Zjarrfikësit regjistruan 4 ndërhyrje pompimi – 1 në një shtëpi familjare (oborr i përmbytur), 2 nga bodrumi i një pallati dhe pompimi i kanxhës së ashensorit në një hotel.
Të martën, sipas parashikimeve, do të mbajë mot kryesisht me diell, kohë pas kohe me vranësira mesatare. Me vranësira më të mëdha paradite do të vazhdojë të ketë reshje lokale shiu në lindje dhe jug, ndërsa në pasdite rrallë mund të ketë reshje shiu. Mjegull në mëngjes në zonat qendrore dhe malore. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nga drejtimi verior, ndërsa në lindje erë mesatare veriperëndimore