Ai dhe familjarët përfituan miliona denarë kundërligjshëm, Policia ka ngritur padi ndaj shkupjanit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj qytetarit nga Shkupi nën dyshimet për mashtrim gjatë punës me letrat me vlerë, vepër e dënueshme penale, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj F.E. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim gjatë punës me letrat me vlerë dhe aksioneve”, në bazë të nenit 275, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, raportoi Policia, duke theksuar që ai dhe familjarët e tij kanë arritur të përfitojnë mjete financiare në formë të kundërligjshme.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale në momentin që ishte anëtar në Këshillin mbikëqyrës të bankës nga Shkupi, pasi kishte shfrytëzuar informacionet e brendshme, duke i mundësuar përfitime në vlerë prej 8.2 milionë denarë.

I dyshuari F.E. informatat e tilla i ka shpërndarë edhe me familjarët, të cilët kanë arritur të fitojnë mbi gjysmë miliardi denarë.