Rritje të rrogave rreth 30 përqind, kërkoi Sindikata nga Ministria e Mbrojtjes
Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë SO Shkupi ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për zgjidhjen e problemit prej një dekadë të ushtarëve profesionistë, ndërsa kjo është e drejta për pension, si dhe pjesa tjetër e personelit aktiv ushtarak, transformimin e marrëdhënies së punës me kohë të pacaktuar si te të gjithë punëtorët e shtetit dhe një rritje pagash për minimum 30 për qind për të gjithë ushtarët profesionistë, raporton MIA
“Këto kërkesa janë thelbësore për të funksionuar si një ushtri e gatshme, morale dhe e fortë. Këto probleme të pazgjidhura janë vetëm një pengesë për Ushtrinë dhe potencialin e saj njerëzor, pasi ushtarët profesionistë marrin deri në 30 për qind më pak paga se pjesa civile e Ushtrisë, gjë që shkakton pakënaqësi të madhe krahas të drejtave të tjera të parealizuara, siç është marrëdhënia e punës e cila zgjat 25 vjet me kohë të caktuar dhe zgjidhja e statusit të pensionimit siç është për ushtarët profesionistë në vendet e tjera të NATO-s”, kumtuan sot nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë.
Siç theksojnë në kumtesë, është koha që Ministria e Mbrojtjes t’i kushtojë më shumë vëmendje ushtarëve profesionistë që janë shtylla e mbrojtjes dhe kategoria më e madhe e punëtorëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare në muajin korrik për 12.9 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ashtu që rroga mesatare mujore neto është 40 961 denarë, ndërsa ajo bruto 61 569 denarë.
Ndërkohë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në këtë periudhë është duke konkretizuar marrëveshjen me Qeverinë e RMV-së në lidhje me rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm.
- LEXO: Rritja e rrogave në arsim, ministrja paralajmëroi së shpejti marrëveshje mes Ministrisë dhe Sindikatës
- LEXO: Rritje e rrogës mesatare për 12.9 perqind në Maqedoninë e Veriut