Agjencia tregoi kur do të fillojë dhe mbarojë heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor do të mbahet zgjedhje lokale, ndërsa heshtja zgjedhore do të fillojë një ditë më parë. Në këtë periudhë, mediat duhet të censurojnë publikimin e lajmeve në lidhje me zhvillimet rreth procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuale sqaruar që heshtja zgjedhore do të fillojë prej 18 tetorit dhe do të vazhdojë deri në mbylljen e kutive, më 19 tetor në ora 19:00.
Fushata parazgjedhore në raundin e parë do të jetë e hapur deri në orën 23:59 më 17 tetor.
Në heshtje zgjedhore nuk lejohet publikimi i materialeve që do të mund të ndikojnë në përzgjedhjen e votuesit më 19 tetor. Mediat në këtë periudhë do të mund të publikojnë çdo informacion në lidhje me procesin zgjedhor.
Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.