Admirali Bauer në vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryesuesit i komiteti ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer nga dje është në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Vizitën zyrtare admirali Bauer do ta fillojë sot në shtabin gjeneral të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të realizojë takime me komandantin e shtabit gjeneral, nënkolonelin gjeneral, Vasko Gjurçinovski dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës së shtabit gjeneral dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kryesuesi i ogranit më të lartë këshillues ushtarak të NATO-s do të njohet me planet dhe zhvillimin e aftësive të ARMV-së, procesin e transformimit dhe pajisjes, si dhe me pjesëmarrjen e Armatës në operacionet dhe aktivitetet stërvitore.

Gjatë ditës, admirali Bauer do të realizojë takim edhe me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski dhe me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Bauer do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në një pjesë të aktiviteteve të parapara në batalionin e forcave speciale, ndërsa ditën vijuese do ta vizitojë edhe akademinë ushtarake, ku do të mbajë ligjerata para pjesëtarëve të shtabit të përgjithshëm dhe akademisë ushtarake.