64 kërkesa për informata publike në Komunën e Tetovës për vitin e kaluar, 16 ishin nga Portalb

Raporti i vitit 2023 i Komunës së Tetovës tregon se në vitin 2023 në këtë institucion janë pranuar 64 kërkesa në bazë të Ligjit për qasje të lirë te informacionet e karakterit publik, 16 nga këto kërkesa ishin nga Portalb.mk.

Nga 64 kërkesat e arritura, 60 prej tyre kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa 4 pa përgjigje nga sektorët kompetent.

Numri i kërkesave të refuzuara, duke treguar arsyet për secilën kërkesë të refuzuar është 4.

Nga të gjithë këto ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me karakter publik e parashtruar kundër Komunës së Tetovës nga Qendra për Komunikime Civile Shkup.

Gjatë vitit 2023 nuk pati vendime të rishikuara të shkallës së parë pas veprimeve të Agjencisë, as ankesa të refuzuara nga Agjencia dhe arsye për refuzimin e tyre.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, redaksia e Portalb.mk në Komunën e Tetovës ka dorëzuar 16 kërkesa për qasje në informata të karakterit publik sipas Ligjit pë4 qasje të lirë te informatat e karakterit publik, në lidhje me temat për të cilat në vazhdimësi raportojmë.

Kërkesat e Portalb.mk ndaj Komunës së Tetovës në bazë të Ligjit për qasje të lirë te informacionet e karakterit publik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Kërkesat e Portalb.mk ndaj Komunës së Tetovës në bazë të Ligjit për qasje të lirë te informacionet e karakterit publik. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk