Siljanovska – Davkova: Ndjehem e frymëzuar, të mos hedhim hije mbi rezultatin e sotëm

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova në  konferencën për shtyp që e mbajti pas mbylljes së kutive të votimit, tha se nga rezultati i sotëm ndjehet e frymëzuar dhe se në raundin e dytë do të garojë me respekt me kandidatin e saj, transmeton Portalb.mk.

“Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, atë që kam premtuar, do ta arrij që në ditën e parë. Po vjen raundi i dytë, do të garoj me kundërshtarin me respektin e duhur, të njëjtën gjë pres edhe nga ana tjetër. Nuk duhet të hedhim hije mbi atë që ndodhi sot. Duhet t’i bindim qytetarët se ia vlen të marrim pjesë në zgjedhje dhe se jam krenare për qytetarët”, tha Siljanovska.

Nga selia e partisë VMRO-DPMNE, ajo tha se femrat janë frymëzimi i saj dhe është shumë e lumtur që femrat nga partitë tjera i thonë se po vjen koha e tyre.

Ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata: LEXO: U mbyllën vendvotimet në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti (LIVE)