Zjarr në objektin e Komunës së Tetovës, digjet material zgjedhor nga zgjedhjet e viteve të kaluara (FOTO)

Sot pas orës tre një pjesë e objektit të Komunës së Tetovës, është përfshirë nga zjarri. Mësohet se, zjarri ka përfshirë bodrumin e objektit, ku mes tjerash, ka pasur material zgjedhor, i cili është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Bëhet fjalë për material zgjedhor nga zgjedhjet e viteve të kaluara, shkruan Portalb.mk.

Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Arsyet e zjarrit ende nuk dihen. Në vend ngjarje ndodhet edhe policia.

Lajmi do të përditësohet…