Zjarr në objektin e Komunës së Tetovës, digjet material zgjedhor nga zgjedhjet e viteve të kaluara (FOTO)
Të dielën pas orës tre pasdite, një pjesë e objektit të Komunës së Tetovës, është përfshirë nga zjarri. Mësohet se zjarri ka përfshirë bodrumin e objektit, ku mes tjerash, ka pasur material zgjedhor, i cili është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Bëhet fjalë për material zgjedhor nga zgjedhjet e viteve të kaluara, shkruan Portalb.mk.
Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Arsyet e zjarrit ende nuk dihen. Jozyrtarisht, zjarri është vënë me qëllim por policia nuk jep ende detaje.
Është djegur një pjesë e dokumenteve të arkivit komunal si dhe materiali zgjedhor i viteve 2017-2019.