Edon Zhegrova sulmuesi nga Kosova është tanimë gati për t’u transferuar drejt ekipit legjendar italian të Juventusit, raporton Euronews.
Duke qenë se ai është konsideruar ekstrakomunitar ngaqë është shtetas i Kosovës ka pasur pengesa për transferimin. Kjo pengesë mesa duket ka marrë fund pasi ai ka marrë pasaportën shqiptare e cila i hap rrugë transferimit.
Këtë të martë Zhegrova ka zbuluar mesazhet që ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka shprehur falënderimin.
“Edi Rama, faleminderit” “Krenar që jam shqiptar”.-thuhet në mesazh.