Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë, kush cilat komuna i fitoi?

Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor. Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:

  • LDK: Pejë, Dragash, Viti, Junik
  • AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
  • LVV: Fushë Kosovë dhe Gjilan
  • PDK: Prizren, Vushtrri, Kaçanik
  • LISTA SERBE: Kllokot
  • Partia turke KDTP: Mamushë

Garë e ngushtë vazhdon të jetë në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut, Obiliq.

Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rundin e parë – të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:

  • LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
  • PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
  • LDK: Istog dhe Lipjan
  • AAK: Deçan
  • LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
  • NISMA: Malishevë
  • Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

Dalja në rundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind.

Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh.