Xhaferi për largimin e Angellovit nga koalicioni: Nuk ka mënyrë tjetër përveç se të shkarkohet nga funksioni i QMK-së

Kryeministri teknik Talat Xhaferi dje njoftoi se sot do të bisedojë me drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza dhe liderin e partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, pasi ai dielën ka njoftuar se po largohen nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

“Nëse ai shpalli publikisht se nuk qëndron pas programit të qeverisë, në aspektin formal, sigurisht që si kryeministër do të filloj disa procedura për zgjidhjen kadrovike, do të marr edhe një vendim përkatës. Sigurisht që ajo që thuhet në televizion nuk është nisje e një procedure, por nesër do të komunikoj drejtpërdrejt me drejtorin. Pra si do të jetë, kosideroj se do të përfundojë me shkarkim, nuk ka rrugë tjetër, dhe meqë jemi në periudhë zgjedhore, duhet të vendoset nga një organ tjetër”, tha Xhaferi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Komunën e Tearcës.

Njoftimin për daljen e “Dinjitetit” nga koalicioni e ka komentuar dje edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili nuk ka komentuar shkarkimin e tij, por ka vlerësuar se iniciativa e Angellovit nuk është problematike.

“Tani është koha për pazare”, u pëegjigj Ahmeti në pyetjet e gazetarëve.

Lideri i “Dinjitetit” në një deklaratë për media të dielën tha se për shkak të pritjeve të paplotësuara për tejkalimin e problemit me të cilin ende ballafaqohen invalidët e pakompensuar ushtarakë dhe rreth pesëmbëdhjetë familje të branitellave “Dostoinstvo” do të largohet nga koalicioni. Iniciativat e “Dinjitetit” të dorëzuara në Qeveri dhe Parlament, të cilat, siç tha ai, ofruan zgjidhje për këtë problem, kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, por, sipas tyre, për shkak të kundërshtimit të BDI-së, nuk kanë kaluar. Angellovi informoi se kryesia e partisë ka marrë vendim që të pranojë mundësinë për të hyrë në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.