WBC Shkup: Trajtim diskriminues nga institucionet përgjegjëse
Përmes një reagimi publik, klubi i basketbollit për femra në Maqedoninë e Veriut, WBC Shkup, ka vlerësuar se institucionet po veprojnë në mënyrë diskriminuese, transmeton Portalb.mk.
“Na janë mbyllur të gjitha palestrat dhe aktualisht nuk kemi asnjë hapësirë për stërvitje, as kushte për të vazhduar ndeshjet e kampionatit. Vajzat tona janë të detyruara të ndalojnë aktivitetin sportiv jo për mungesë vullneti, por për shkak të mungesës totale të përkrahjes institucionale”, reaguan nga WBC Shkup.
Ata kritikojnë komunën e Çariit, deputetët e Kuvendit dhe Qeverisë, duke i llogaritur si bashkëfajtorë për heshtjen e tyre.
“Deputetet dhe përfaqësueset shqiptare në pushtet duhet të jenë zëri i vajzave që sot po përjashtohen nga sporti. Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj një klubi – është diskriminim i hapur ndaj sportit të femrave dhe ndaj barazisë gjinore në vend”, reaguan nga klubi i basketbollit për vajza.
