Filloi procesi për krijimin e Komitetit Nacional për Mbrojtjen e Gazetarëve në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procedura për krijimin e Komiteti Nacional për Mbrojtjen e Gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, ky komitet do të jetë një përmirësim sistematik i lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve.

“Synimi i Komitetit është të: sigurojë koordinim midis institucioneve, organizatave mediatike dhe sektorit civil; monitorojë situatën me sigurinë e gazetarëve; përpilojë Planin Nacional të Veprimit për mbrojtjen e gazetarëve, në përputhje me standardet evropiane; propozojë masa për parandalimin, mbrojtjen, përndjekjen e kryerësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik; mbështesë zbatimin e Fushatës “Gazetarët kanë rëndësi” (Journalists Matter) të Këshillit të Evropës në një kontekst nacional”, informoi MBP.

Ata sqarojnë se me themelimin e Komitetit pritet të: krijohet një mekanizëm institucional për mbrojtjen sistematike të gazetarëve; përmirësohet koordinimi midis organeve shtetërore dhe organizatave mediatike; rritet besimi midis komunitetit gazetaresk dhe institucioneve; zhvillohet dhe zbatohet Plani Nacional i Veprimit për mbrojtjen e gazetarëve; përmirësohet pozicioni i vendit në raportet ndërkombëtare mbi lirinë e medias.

“Themelimi i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve paraqet një hap përpara drejt sigurimit të një mjedisi të sigurt pune për gazetarët dhe punonjësit e medias, duke forcuar kështu demokracinë, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thanë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, që disa vite mban regjistër të sulmeve ndaj gazetarëve, në dispozicion publik në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është përpiluar edhe një Doracak për sigurinë e gazetarëve, dhe zhvillohen rregullisht trajnime dhe aktivitete edukative me qëllim forcimin e parandalimit dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.