Wagner ka marrë kontrollin në Rostov, thotë se së shpejti do të ketë president të ri rus

Grupi Wagner ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin “bëri zgjedhjen e gabuar dhe së shpejti Rusia do të ketë një ‘president të ri'”, shkruan Wagner në Telegram, transmeton Portalb.mk. Wagner ka thënë se ka marrë kontrollin e qytetit të Rostovit dhe bazën ushtarake në Voronezh. Pas këtij veprimi, Moska dhe disa rajone tjera janë në gjendje të jashtëzakonshme me një sërë masash shtetërore.

Porosia e grupit Wagner, burimi: Telegram
Porosia e grupit Wagner, burimi: Telegram

 

Grupi i mercenarëve i është përgjigjur deklaratave të Putinit, i cili pa përmendur emrat e Wagnerit apo liderit Prigozhin, i quajti “akt tradhtie” zhvillimet e fundit në një adresim drejtuar popullit rus mëngjesin e së shtunës.

Wagner janë të pakënaqur me udhëheqjen ushtarake ruse, të cilën e kanë akuzuar për dështim në pushtimin e Ukrainës.

Sipas Prigozhin, burrat e Wagnerit do ta shkatërrojnë secilin që u del përpara.

“Ne jemi brenda selisë ushtarake, është ora 7:30 e mëngjesit”, ka thënë Prigozhin.

“Zonat ushtarake në Rostov, përfshirë një aeroport, janë nën kontroll”, duke shtuar se pajisjet luftarake janë duke u nisur si zakonisht në luftën kundër Ukrainës, dhe se forcat e tij e kanë marrë kontrollin e aeroportit “që aeroplanët të mos na sulmojnë neve, por ukrainasit”.

Rostov-on-Don është baza kryesore logjistike për operacionet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Prigozhin ka thënë se përkrahet nga mijëra ushtarë që ta rrëzojë nga pushteti ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov.

 

Lideri i Wagnerit ka marrë kontrollin nga ushtaret rus, panik në Moskë