Votuesit për herë të parë mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve në Turqi
Mbi gjashtë milionë të rinj turq priten të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit. Ata përbëjnë rreth 10% të elektoratit dhe vota e tyre mund të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse qeverisja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan do të vazhdojë edhe për një dekadë të tretë, apo do të ndalet këtu, raporton VOA.