Rusia sulmoi me dronë kamikazë Ukrainën

Sirenat për të paralajmëruar sulmet ajrore janë ndezur në Ukrainën në mëngjesin e të hënës, ndërsa Rusia ka lansuar një valë të re të sulmeve me dronë dhe raketa, raporton Koha.net. Shpërthimet janë dëgjuar në kryeqendër të Ukrainës, Kiev, ndërsa autoritetet kanë thënë se pesë persona janë lënduar nga “sulmet më të mëdha me dronë kamikazë” deri më tash, raporton BBC.

Një person ka humbur jetën në rajonin jugor Odesa. Kryqi Kuq i Ukrainës ka njoftuar se i është goditur depo. Është sulmi i katërt në Kiev në tetë ditët e fundit, ndërsa vjen vetëm 24 orë para se Rusia ta festojë Ditën e Fitores.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se afro 60 dronë janë lansuar nga Rusia, duke e përshkruar sulmin më të madh deri më tash.

Ai ka thënë se 36 dronë janë shkatërruar mbi Kiev, porse pesë persona janë lënduar nga mbetjet e dronëve.

Raportohet se mbetje të dronëve kanë rënë edhe në pistën në aeroportin Zhuliany në Kiev.

Ndërsa raportohet se civilë janë lënduar pasi mbetje të dronëve kanë rënë në një ndërtesë në qarkun Shevchenkivskyi.

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se një depo është goditur në Odesa nga tetë raketa që janë lansuar nga bombardues rusë.

Kryqi i Kuq i Ukrainës ka thënë se depoja e vetë me ndihmë humanitare u shkatërrua.