VMRO: Në 19 institucione të shëndetit ka parregullsi, janë shkelur procedurat për furnizim

VMRO-DPMNE për të dytën ditë me radhë akuzon për keqpërdorime në institucionet shëndetësore nga pushtet i kaluar. Sipas deputetit Bojan Stojanovski, LSDM dhe BDI shëndetësinë e kanë parë si biznes, ndërkaq për këtë dëshmon fakti se prej kontrollit në 24 institucione shëndetësore publike, madje në 19 janë konstatuar parregullsi në procedurën për furnizime publike, transmeton Portalb.mk.

“Janë keqpërdorur furnizimet publike në institucionet shëndetësore publike dhe klinikat. Përskaj tenderëve të turbullta të Filipçes në nivel qendror, për të cilat opinioni është i njoftuar, keqpërdorime janë bërë në pjesën më të madhe të institucioneve shëndetësore publike. Nga kryerja e kontrolleve të plota financiare në 24 ISHP për vitin 2023, te 19 ISHP janë konstatuar parregullsi në pjesën e kontrollit të zbatimit të procedurave për furnizime publike”, tha Bojan Stojanovski sot në konferencë për media.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE ka ngritur akuzat për keqpërdorime nga ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçeska si dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Cvetan Tripunovski, njoftoi se ka filluar të publikojë të gjitha rastet dhe aferat e dyshimta nga udhëheqësia paraprake e ministrisë. Ndërkaq dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari15 gusht tha se ka indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës.