Aksidenti në kantierin e ndërtimit në Gjermani, 3 nga viktimat ishin shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen moderne të “HafenCity” të Hamburgut, siç raportojnë mediat gjermane, raporton EN. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën teksa po punonin në një bosht ashensori.

Sipas policisë gjermane, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë siç u raportua më herët.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA. Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje, por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.

Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë.