Vijon Forumi “Komunitet i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit” (VIDEO)

Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 mbajti forumin tematik “Komunitet i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit”, transmeton Portalb.mk. Në forum u prezantuan rezultatet e Indeksit të Hapjes së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2024, së bashku me udhërrëfyesin me rekomandime për përmirësimin e hapjes ndaj qytetarëve, si dhe do të diskutohen edhe praktikat e mira dhe sfidat për vetëqeverisje lokale më transparente, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve dhe çrrënjosjes së korrupsionit. Përveç kësaj, u prezantuan dhe përfitimet e platformës “mZaednica” (mKomuniteti), duke e përfshirë performancën e saj për konsultime, përmes një diskutimi mbi përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse përmes mjeteve digjitale inovative.

Forumi mbahet në kuadër të projektit “Transformimi digjital në nivel lokal (DIGILOK) – Komuniteti i angazhuar për rezistencë ndaj korrupsionit”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.

Forumi u hap me fjalën përshëndetëse të Aleksandar Krzhalovskit, udhëheqës i ekipit të programit “Civica Mobilitas” dhe Bardhyl Jasharit, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis.

Krzhalovski i cili është dhe drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar e hapi fprumin duke shpjeguar qëllimin e këtij projekti, partnerët e përfshirë dhe njoftoi se do të vazhdojë edhe për të paktën 2 vite të tjera.

Forumi Tematik, foto nga fondacioni Metamorfozis
Forumi Tematik, foto nga fondacioni Metamorfozis

Jashari tha se për një transformim digjital të suksesshëm, përfitimet e tij duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve. Ai shpjegoi se pikërisht kjo është arsyeja pse Metamorfozis e filloi këtë projekt.

“Me ndihmën e Indeksit të Hapjes, ne luftojmë kundër korrupsionit duke siguruar që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë në punën e komunave.” tha ai.

Qëllimi i forumit tematik është të theksohet rëndësia e përfshirjes së të gjitha segmenteve të shoqërisë në luftën kundër korrupsionit në nivel lokal. Kjo e potencon pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, duke i përfshirë edhe grupet e margjinalizuara, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merren parasysh perspektivat e tyre. Nëpërmjet forumit, synimi ynë është të inkurajojmë veprimin kundër korrupsionit, duke bashkuar përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, ekspertët, qytetarët dhe mediat në një luftë të përbashkët të bazuar në gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim.    

Projekti “Transformimi digjital në nivel lokal (DIGILOK) – Komuniteti i përfshirë për rezistencë ndaj korrupsionit” është projekt i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, i cili realizohet në partneritet me “Koalicionin Rural” nga Kërçova dhe Qendrën për Inovacione Sociale “BLINK 42-2” nga Shkupi. Projekti mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas. Projekti mbështet përfshirjen aktive të komunitetit në ndërtimin e rezistencës së fortë ndaj korrupsionit në nivel lokal. Kur komuniteti monitoron në mënyrë proaktive dhe kërkon përgjegjësi nga autoritetet lokale, ai krijon një ekosistem të fortë që e redukton korrupsionin. Kështu kultivohet një kulturë transparence dhe përgjegjësie, e cila e parandalon avancimin e praktikave korruptive dhe kontribuon për një qeverisje më të drejtë lokale.