Video materiali i nxënësve që ngacmojnë mësuesen është nga Rumania

Materiali video i shpërndarë në postim nuk është nga Maqedonia e Veriut, por e ka origjinën nga Rumania. Ndonëse në postim nuk pretendohet shprehimisht se materiali i regjistruar është nga Maqedonia e Veriut, megjithatë, informacioni se ngjarja ka ndodhur në një klasë në Rumani nuk jepet, me çka, rrjedhimisht i mungon konteksti. Mediat në Rumani raportojnë se është një mësuese e anglishtes që jep mësim në një shkollë në Qarkun e Prahovës dhe nxënësit në video janë të klasës së 7-të dhe të 8-të, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

Nxënësit ngacmojnë mësuesen e tyre e cila po përpiqet të japë mësim. A është kjo lloj shoqërie në të cilën duhet të jetojmë?

Aty ku nuk ka kulturë dhe disiplinë shtëpiake…

Në materialin video, që zgjat 24 sekonda, shihen sjellje të pahijshme skandaloze në një orë mësimi në shkollë, ngacmime të mësueses nga nxënësit, cenim i dinjitetit të saj, tallje. Thjesht, materiali video paraqet gjithçka që nuk duhet të jetë një mënyrë sjelljeje, më së paku mes nxënësve dhe një mësuesi në një ambient shkollor. Nën video ka mbi 880 reagime, e të njëjtat ka 120 mijë shikime dhe mbi 500 komente. Disa nga komentet thonë:

Më intereson shumë nëse pas publikimit të këtij regjistrimi ndonjë nga institucionet kompetente do të guxojë të marrë ndonjë masë ndaj autorëve. Vërtet është tepruar me dhënien e të drejtave për nxënësit! Po e drejta për të mbrojtur dinjitetin e mësuesve????

 

Ky koment ka 93 pëlqime në kohën e shqyrtimit tonë.

Një koment tjetër thotë:

Urgjentisht organet kompetente të marrin masat e duhura, kjo është e turpshme, jashtëzakonisht e vrazhdë, e pakulturuar, mosrespektim ndaj një mësuesi!

 

Megjithatë, video nuk është nga Maqedonia e Veriut, por e ka origjinën nga Rumania. Edhe pse postimi nuk pretendon në mënyrë eksplicite se materiali i regjistruar është nga Maqedonia e Veriut, Megjithatë, nuk është dhënë informacionin se bëhet fjalë për një video të një klase në Rumani, pra i mungon konteksti, veçanërisht sepse lind pyetja: “A duhet të jetojmë në këtë lloj shoqërie?”.

Mediat në Rumani raportojnë se bëhet fjalë për një mësuese të gjuhës angleze me përvojë 20 vjeçare, e cila jep mësim në një shkollë në rrethin e Prahovës dhe nxënësit në video janë të klasës së 7-të dhe të 8-të. Pasi video u bë publike, ajo shkaktoi reagime të shumta në Rumani. Sipas mediave në Rumani, mësuesja ka deklaruar se “asgjë serioze nuk ka ndodhur”, edhe pse materiali video tregon sjellje jashtëzakonisht të papërshtatshme, shqetësuese.

Të enjten e datës 6 prill u njoftuam si menaxhment i shkollës për këtë video dhe morëm vesh se ekziston. Drejtori erdhi tek kjo video dhe na njoftoi ne, inspektoratin dhe policinë. Ka informacione se video është e 2 javëve më parë, tha inspektorja nga Prahova Jona Rizea.

Krahas faktit që ka folur për mediat rumune për sjelljen e keqe problematike të nxënësve, ka përmendur edhe mësuesen, pra pamundësinë e saj për të vendosur autoritet.

Është shumë e vështirë të shohësh këto gjeste jonormale për fëmijët 13 dhe 14 vjeç, janë qartësisht të papërshtatshme për një mësues. Nga ana tjetër, jam e shqetësuar për mungesën e autoritetit të mësueses, sepse besoj se kjo sjellje e fëmijëve është zhvilluar në një periudhë të gjatë kohore dhe nuk është reagim i tyre spontan, shtoi ajo.

Mediat rumune raportojnë se mësuesja kishte probleme me vendosjen e autoritetit në klasë për një kohë të gjatë. Kualifikimet e saj në vlerësimin e kryer vitin e kaluar ishin të mira, por kolegët besojnë se ajo u jep shumë liri nxënësve.

Sipas medias Adevarul, prindërit e nxënësve që shihen në video janë “befasuar”. Një nga masat e urdhëruara nga inspektorati arsimor është qendra për mbështetje dhe burime arsimore, përkatësisht ekspertët e saj për të këshilluar nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle. Si pasojë e këtij incidenti do të prezantohet edhe një këshilltar shkollor duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.

Për faktin se në postimin në Facebook nuk thuhet se ngjarja në video ka ndodhur në Rumani, ne e konsiderojmë postimin me mungesë konteksti.