Vendimi i Trumpit për bisedimet me Ukrainën ka befasuar për të keq aleatët në Bashkimin Evropian

Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi se ai dhe presidenti rus Vladmir Putin kanë rënë dakord të hapin bisedimet për t’i dhënë “menjëherë” fund luftës së Rusisë në Ukrainë, menjëherë pas deklaratës së sekretarit të mbrojtjes së SHBA-ve i cili tha se është “joreale” që të rivendosen kufijtë e Ukrainës që ishin para vitit 2014. Veprimi i tillë i Trumpit thënë butë, i befasoi evropianët, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

Shpresat e diplomatëve evropian se pala amerikane do të parashtronte detaje se si synon të përmbushë premtimet e Trump-it për të avancuar me shpejtësi bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit, tashmë u shkatërruan përpara takimit të së mërkurës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Bruksel.

E vetmja gjë për të cilën administrata e Trump-it deri më ishte e qartë ishte se “do të ndalonte përpjekjet ruse në Ukrainë, për aq kohë sa Evropa e merr përgjegjësinë dhe udhëheqësinë për këtë çështje dhe se do të negocionte drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin.”

Në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, format i kryesuar më parë nga amerikanët dhe tani i marrë nga Mbretëria e Bashkuar, disa nga mbështetësit perëndimorë të Ukrainës pritet të njoftojnë për mbështetje të re ushtarake për Ukrainën.

Edhe pse Uashingtoni nuk pritej të bënte njoftime të reja këtë javë, nga atje megjithatë u sinjalizuan disa ndryshime të mëdha politike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth i habiti kolegët e tij duke nxjerrë vija të reja të kuqe për Ukrainën.

“Kthimi i Ukrainës në kufijtë e saj të para vitit 2014, përpara pushtimit të Krimesë nga Rusia dhe pushtimit të së katër rajoneve lindore, ësht “qëllim jorealist”, tha Hegseth, duke shtuar se “ndjekja e këtij qëllimi-iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje”.

Ai shtoi se “trupat amerikane nuk do të vendosen në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë sepse u takon evropianëve “të hynë nl skenë”, dhe se çdo ndërhyrje me trupa nga anëtarët e NATO-s nuk do të mbulohet nga Neni 5 i aleancës, klauzola e mbrojtjes reciproke.”

Deklaratat e tij patën jehonë të madhe në Evropë. Një diplomat evropian i NATO-s e përshkroi ndryshimin e politikës ndaj Ukrainës të barabartë me sfrorcimin ndaj Ukrainës të dorëzohet para kohe.

Disa diplomatë të NATO-s i thanë Euractiv-it se ishin të befasuar në mënyrë të pakëndshme që deklarata të tilla  dalin para se të fillojnë bisedimet e paqes në Ukrainë.

Aleatët evropianë të NATO-s e kishin pritur me nervozizëm vizitën e parë të administratës së re të SHBA-së, zakonisht një mundësi për të nuhatur butësisht njëri-tjetrin dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Por Hegseth, duke mbërritur në Bruksel të mërkurën, la mënjanë fjalimet e zakonshme dhe u hodh drejt e në pikë.

“Mbërritëm në selinë e NATO-s. Angazhimi ynë është i qartë: NATO duhet të jetë një forcë më e fortë, më vdekjeprurëse – jo një klub diplomatik,” shkroi Hegsethi në X.

Bisedat e Hegseth-it me homologët e NATO-s dhe Ukrainën janë pjesë e një morie vizitash në Evropë këtë javë nga zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë Samitin e AI në Paris dhe, më vonë këtë javë, Konferencën e Sigurisë në Mynih.