Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 10-të

Në seancën e sotme qeveritare ndër të tjera u miratua edhe teksti për dy ligje të energjetikës, Ligjin për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe Ligjin për energjetikë. Vlerësohet që ndryshimet e tilla janë në përputhje me dispozitat ligjore të BE-së, ndërsa janë mbështetur nga USAID-i, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u autorizua ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, që të nënshkruan marrëveshje me autoritetet italiane për furnizimin me helikopter transportues shumëqëllimor.

Qeveria vendosi që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë në misionin “Prezencë e shpërndarë e përforcuar” në kuadër të NATO-s. Aktivitetet e këtij misioni do të mbahen në Letoni.

Disa vendime te zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për sistematizim të kuadrove, është shpallur i pavlefshëm, pasi kanë nënshkrim të njëanshëm.