Vendet që duan të hynë në BE, me zhvillim modest në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

  • Klasteri 5 dhe 6
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal
Malinka Ristevska Jordanova, foto nga arkivi personal

Klasteri 5: Resurset, bujqësia dhe kohezioni

Përgatitja

I dukshëm është dallimi midis Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, që janë dukshëm më të përgatitur se kandidatët e tjerë. Nota e vetme për përgatitje të mirë në këtë klaster i është dhënë Maqedonisë për Kapitullin 12. Siguria e ushqimit dhe politika fitosanitare, mirëpo e përgatitur në shkallë të moderuar, përkrah Serbisë dhe Malit të Zi është edhe Ukraina. Në Kapitullin Bujqësia dhe zhvillimi rural, i rëndësishëm për shfrytëzimin e fondeve bujqësore, të gjithë kandidatët lindorë janë në fazë të hershme të zhvillimit. Në Kapitullin 22. Politika rajonale dhe koordinimi me instrumentet strukturale, të rëndësishme për shfrytëzimin e instrumenteve strukturale të BE-së, niveli i përgatitjes është më i lartë te Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Nivel më të ulët dhe relativisht të barabartë të përgatitjes ka të Kapitullin 33. Dispozitat financiare dhe buxhetore, që më intensivisht harmonizohet para aderimit.

Grafiku 1: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 6 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Progresi

Progresi në këtë klaster është modest te të gjitha shtetet në procesin e zgjerimit në vitin që lëmë pas. Është konstatuar mungesë e progresit për Bosnjën dhe Hercegovinën në katër nga pesë kapitujt, por edhe mungesë e progresit të Maqedonisë në kapitullin 22. Politika rajonale dhe instrumentet strukturale. Të gjitha notat janë deri në 2 – progres “i caktuar”.

Grafiku 4: Progresi i vitit të kaluar në Klasterin 4 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni “ i Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Klasteri 6: Marrëdhëniet e jashtme

Klasteri po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm nën dritën e karakterit të përforcuar gjeopolitik të zgjerimit, për shkak të agresionit rus mbi Ukrainën. Posaçërisht Kapitulli 31. Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë bëhet indikator për atë se sa një vend që dëshiron të jetë anëtar i BE-së në fakt e ndan orientimin e njëjtë gjeo-politik.

Përgatitja

Në Kapitullin Politika e e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë niveli është më i lartë te Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Ukraina – përgatitje e mirë (4), ndërsa Moldavia ka 3,5, Serbia dhe Gjeorgjia – 3, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina – nivel të caktuar (2). Raporti për Kosovën nuk e përmban këtë kapitull (dhe as Kapitullin 33 të Klasterit 5).

Në Kapitullin 30. Marrëdhëniet e jashtme, që u referohet marrëdhënieve të jashtme-tregtare dhe ndihmës zhvillimore përgatitja poashtu është relativisht e lartë. Si mirë të përgatitura janë të ranguara Shqipëria, Mali i Zi dhe Ukraina. Maqedonia është me nivel të moderuar të përgatitjes, së bashku me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Serbinë, ndërsa niveli i përgatitjes te Bosnja dhe Hercegovina është vetëm “i caktuar”, ndërsa te Kosova – në fazë të hershme.

Grafiku 1: Përgatitja për anëtarësim në Klasterin 6 “Marrëdhëniet e jashtme“ e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.

Progresi i të pesë shteteve që kryesojnë sa i përket përgatitjes në kapitullin 31. Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë është vlerësuar si i mirë (Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina). Edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën është vënëre progres – edhepse i caktuar, me një ton relativisht pozitiv për harmonizimin e avancuar me pozitat dhe masat restriktive të BE-së ndaj Rusisë, por edhe janë konstatuar probleme politike që e pengojnë implementimin. Për Gjeorgjinë, e cila u harmonizua me pozicionet e BE-së në forumet ndërkombëtare (OKB), por jo edhe me masat restriktive është vlerësuar “progres i kufizuar”. Te Serbia është konstatuar se nuk ka progres, për shkak të vazhdimit të politikës së mospajtimit me masat restriktive për Rusinë, por edhe për shkak të marrëveshjes për tregti të lirë me Kinën.

Progresi për Kapitullin 30. Marrëdhëniet e jashtme është i kufizuar, duke lëvizur nga 0 (Bosnja dhe Hercegovina) deri në 2 (Maqedonia, Shqipëria dhe Moldavia).

Grafiku 4: Progresi i vitit të kaluar në Klasterin 6 “Marrëdhëniet e jashtme“ i Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë, Ukrainës. Burimi: Instituti për Politika Evropiane.