Shkelja e të drejtave digjitale shpërndahet si kërpudhat pas shiut, nga Turqia përmes Ballkanit deri në Hungari (Infografik)

1427 është numri i shkeljeve të të drejtave digjitale të regjistruara në dhjetë shtete të Evropës Juglindore të monitoruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) në periudhën shtator 2022 deri më gusht 2023. Numri i shkeljeve është rritur ndjeshëm nga viti paraprak. Kosova është shteti me më shumë shkelje të regjistruara ndërkaq Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e shtatë. Bëhet thirrje që institucionet të veprojnë urgjentisht ndaj këtyre problemeve, të cilat dita ditës po rriten, si dhe të sigurojnë mekanizmat e duhur, shkruan Portalb.mk.

Raporti Vjetor i BIRN-it për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023, “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”, u bë publik javën e kaluar me 5 dhjetor në Sarajevë dhe i njëjti tregon hollësishëm shkeljet digjitale në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumani, Serbi dhe Turqi.

Numri total i shkeljeve të dokumentuara u rrit nga 782 vitin e kaluar në 1427, duke nënvizuar se janë rritur edhe sfidat në sferën e botës digjitale.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas hulumtimit, fushat mbizotëruese për shkeljet e të drejtave digjitale ishin gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi, manipulimi digjital dhe mashtrimi kompjuterik. Zhvillimet politike të brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare patën ndikim të drejtpërdrejtë në shkeljet e të drejtave digjitale. Gjatë krizave të brendshme dhe zgjedhjeve, shkeljet e të drejtave digjitale u rritën, ashtu siç ndodhi në kohë tensionesh rajonale dhe ndërkombëtare.

Qeveritë në të gjithë rajonin mbetën abuzues kryesorë të të drejtave digjitale. Në vendet patriarkale, të polarizuara politikisht dhe të ndara etnikisht, grupet e cenueshme, veçanërisht komuniteti LGBT, minoritetet dhe gratë shpesh janë në shënjestër në internet duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe retorikën diskriminuese.

Legjislacioni në shumicën e vendeve të monitoruara mbeti i dobët dhe joefektiv në kundërshtimin e shkeljeve të të drejtave digjitale. Në disa vende, legjislacioni i ri u përdor për të synuar kritikët dhe mediat e pavarura nga regjimet autokratike. Legjislacioni i propozuar që është në fazat e planifikimit alarmoi gjithashtu grupet e të drejtave për shkak të frikës se do të lejonte qeveritë të rrisin kontrollin mbi arenën digjitale.

Në shumicën e vendeve të monitoruara, të dhënat personale të qytetarëve mbetën të pambrojtura, me pak përpjekje ose vullnet të treguar nga qeveritë për të garantuar sigurinë e tyre. Pati gjithashtu mungesë të përpjekjeve të qeverisë për të luftuar mashtruesit në internet. Sulmet kibernetike paralizuan agjencitë qeveritare të disa vendeve dhe kapacitetet e shumicës së vendeve për të luftuar kërcënimet kibernetike mbetën të ulëta. Paralelisht me tendencat globale, përparimet teknologjike në fusha si inteligjenca artificiale, si dhe vendosja e mjeteve të avancuara teknologjike nga qeveritë autokratike, paraqesin sfida të reja si përdorimi keqdashës i inteligjencës artificiale dhe censura digjitale.

Shkeljet në dhjetë shtetet janë përafërsisht të njëjta

Portalb.mk ishte në prezantimin e raportit në Sarajevë dhe më poshtë përcjell gjetjet kryesore për secilin shtet të monitoruar.

Raporti vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Raporti vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Maqedonia e Veriut urgjentisht ka nevojë për rregullim të sigurisë kibernetike

Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut përjetoi raste të shtuara të mashtrimeve në internet, shkeljeve të të dhënave dhe krimit kibernetik, me hakerë që synonin disa institucione dhe organe qeveritare. Kërcënimet e rreme për bomba të dërguara me email, kryesisht duke synuar shkollat dhe duke ndërprerë procesin arsimor, përfaqësonin një prirje të re alarmante. Gjuha e urrejtjes në internet e motivuar etnikisht vazhdoi, ndërsa autoriteteve ende u mungon një udhërrëfyes për t’iu kundërvënë kërcënimeve digjitale.

Raporti thekson se Maqedonia e Veriut përballet me shkelje të përshkallëzuara të të drejtave digjitale dhe kërcënime kibernetike, hakerët dhe institucionet të Maqedonisë së Veriut, viti shkollor i ndërprerë nga kërcënimet e rreme me bomba, rritja e vjedhjeve dhe mashtrimeve të të dhënave personale, vazhdoi gjuha e urrejtjes në internet dhe retorika diskriminuese kundër pakicave.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shqipëri, tranzicioni digjital krijon sfida të reja në mjedisin online

Më shumë se një duzinë rastesh të frikësimit të gazetarëve u regjistruan gjatë periudhës së raportimit, ndërkohë që një valë sulmesh kibernetike vuri në rrezik të dhënat e njerëzve dhe dhjetëra individë u ekspozuan ndaj kërcënimeve dhe mashtrimeve online.

Raporti vë në pah procesin e digjitalizmit të dëmtimeve masive të të dhënave, të dhënat e qytetarëve dhe dosjet qeveritare të zbuluara në sulmet kibernetike, vazhdon intimidimi online i gazetarëve, publiku i përgjithshëm i shënjestruar nga mashtrimet në internet, konfliktet e mediave sociale përshkallëzohen në kërcënime të jetës reale, grupet LGBT të sulmuara gjithnjë e më shumë në internet si dhe mungesa e sanksioneve ligjore që mund të rrisin shkeljet digjitale.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kosovë, keqinformimi, shkelje e privatësisë dhe mashtrime

Ka pasur rritje të dezinformatave, shkeljeve të privatësisë dhe mashtrimeve, thellim të mosmarrëveshjeve dhe mosbesimit në Kosovë. Këto çështje përkeqësohen nga narrativat e nxitura nga ngjarjet politike, duke çuar në shkelje të të drejtave digjitale në forma të ndryshme. Kjo situatë pasqyron dinamikën komplekse sociale dhe politike të vendit, duke ndikuar në peizazhin e tij digjital.

Raporti vë në pah se Kosova përballet me sfida në rritje për të drejtat digjitale dhe integritetin e informacionit, gazetarët, politikanët dhe diplomatët të goditur nga breshëria e sulmeve në internet, shkeljet e privatësisë si kërcënim në rritje në sferën digjitale të Kosovës, mashtrimet dhe fishing vazhdojnë të dëmtojnë ekosistemin online të Kosovës dhe se nevojitet hapësirë digjitale më e sigurt në Kosovë.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Serbi, shkeljet e të drejtave digjitale intensifikohen derisa kriza politike shumëfishohet

Shkeljet e të drejtave digjitale në Serbi u bënë më të rënda në vitin 2023 pasi dy të shtëna masive të paprecedentë shkaktuan zemërim. Kishte numër të madh rastesh të gjuhës së urrejtjes, shkeljes së të dhënave private dhe retorikës diskriminuese, ku gazetarët dhe aktivistët u përballën me rritje të kërcënimeve dhe ofendimeve.

Hulumtimi vë në pah se tensionet politike nxisin shkelje të të drejtave digjitale, përdorimi joetik i inteligjencës artificiale rrit shkeljet e të drejtave digjitale, rrjedhjet e informacionit personal e vënë publikun në rrezik, mbrojtësit e të drejtave të njeriut njollosen në internet dhe jashtë tij, rrjeti i dyshuar i propagandës në internet i lidhur me partinë në pushtet të Serbisë dhe se Serbisë i mungon një strategji gjithëpërfshirëse për të luftuar kërcënimet digjitale.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Mali i Zi, tensionet etnike dhe zgjedhjet rritën shkeljen e të drejtave digjitale

Zgjedhjet nxitën krizat e shumta të vendit të ndarë etnikisht dhe politikisht, duke rezultuar në rritje të konsiderueshme të shkeljeve të të drejtave digjitale , veçanërisht kërcënimet online, fushatat e shpifjeve dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale. Autorët shpesh mbetën të pasanksionuar pasi kapacitetet dhe vullneti i qeverisë për të kundërshtuar kërcënimet digjitale në rritje, përfshirë sulmet kibernetike, mbetën të ulëta.

Hulumtimi vë në pah se skena politike luftarake nxit armiqësinë në internet, dezinformimi lulëzon dhe kërcënimet përhapen rreth zgjedhjeve të tensionuara, gazetarët dhe mediat përballen me sulme të vazhdueshme, gjuhën e urrejtjes në internet dhe diskriminimin etnik, asnjë përgjigje efektive e qeverisë ndaj shkeljeve të të dhënave personale dhe se atmosfera e tensionuar nënkupton që shkeljet në internet ka të ngjarë të vazhdojnë.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Bosnje dhe Hercegovinë, ngjarjet e jetës reale vazhduan të ushqejnë shkeljen e të drejtave digjitale

Njerëzit në Bosnje dhe Hercegovinë u tronditën nga femicidi i transmetuar drejtpërdrejt, i cili ngriti shumë pikëpyetje pasi vendi pa një vazhdimësi të shkeljeve të të drejtave digjitale të nxitura nga ngjarje të jetës reale si përvjetorët e krimeve të luftës ose marshi i Krenarisë në Sarajevë. Vendi ka parë gjithashtu rritje të incidenteve të sigurisë kibernetike, duke theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për t’u përgjigjur, si dhe kuadrin ligjor.

Raporti vë në pah se situata e turbullt politike, etnike dhe sociale e formëson hapësirën digjitale, gjuha e urrejtjes së adoleshentëve në Tiktok ekspozon boshllëqet e etikës së medias, Rusia gjen mënyra të reja për të përhapur dezinformimin, algoritmi i Metës dështoi në parandalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të femicidit, gratë e profilit të lartë në shënjestër me fyerje dhe kërcënime, mohimi i gjenocidit vazhdon pa pasoja, infrastruktura kritike në rrezik, rritja e kërcënimeve digjitale minon shpresën për të ardhmen.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kroaci, ligjet më të ashpra kërkohen derisa vendi përballet me rritje të krimit kibernetik dhe shkeljeve të të dhënave

Kroacia dëshmoi një sërë shkeljesh të rëndësishme të të drejtave të njeriut në sferën digjitale. Qeveria bëri lëvizje për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen, por ekspertët besojnë se kjo nuk mjafton për të parandaluar që situata të ngjashme të përsëriten në të ardhmen.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Hungari, shkelje të të drejtave digjitale, dezinformim dhe pasoja të botës reale

Hungaria ka qenë dëshmitare e rritjes së shkeljeve dijgitale, fushatave dezinformuese dhe pasojave në botën reale nga këto çështje, mes shqetësimeve të vazhdueshme për lirinë e medias dhe sigurinë në internet. Qeveria e Viktor Orban ka të ngjarë të vazhdojë të ketë ndikim negativ në liritë në internet dhe medias ndërsa afrohen zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit 2024 dhe zgjedhjet lokale.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Rumania vuan nga manipulimet mediatike, sulmet online ndaj grave dhe gazetarëve

Rumania dëshmoi rritje të shkeljeve të të drejtave digjitale me 40 incidente më shumë të dokumentuara se në periudhën e mëparshme raportuese. Rritja u ndikua si nga faktorë të brendshëm, të tillë si koalicioni qeverisës që minon objektivitetin e medias duke drejtuar shuma bujare parash në grante shtetërore për kompanitë e medias, praktikë e kritikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe lufta në Ukrainë, e cila solli tregime të reja dezinformuese në Rumani.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Turqi, të drejtat digjitale në sulm nga Qeveria e Erdoganit

Në Turqi, ndryshe nga vendet tjera, monitorimi filloi në korrik të vitit 2023. Shkeljet e të drejtave digjitale në Turqi në vitin 2023 vazhduan të përshkallëzohen pasi qeveria fituese e zgjedhjeve e Presidentit Rexhep Taip Erdogan përdor ligje dhe rregullore për të synuar shtëpitë e mediave dhe platformat e mediave sociale me çështje gjyqësore dhe gjoba. Ndërkohë, të dhënat private të qytetarëve mbeten të pambrojtura dhe të drejtat e grupeve të cënueshme në arenën digjitale janë shkelur vazhdimisht në atë që mbetet një shoqëri shumë e polarizuar.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Çfarë thonë ekspertët për këto gjetje?

Në konferencën vjetore të BIRN-it për të drejtat digjitale që u mbajt me 5 dhe 6 dhjetor kur dhe u prezantua raporti, redaktorja e Balkan Insight, Ivana Jeremiç theksoi se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur shumë gjëra dhe se kjo problematikë zhvillohet shumë shpejtë.

“Kam frikë se raporti i ardhshëm do të jetë më i keq”, theksoi Jeremiç.

Ajo ndër të tjera theksoi se vendet kanë mungesë të legjislacionit efektiv, si dhe adresoi çështjen e inteligjencës artificiale.

“Inteligjenca artificiale është e re për ne, ka të mira, por qeveritë e rajonit nuk janë të gatshme për tu përballur me atë që ajo sjell”, tha Ivana Jeremiç e cila ndër të tjera shoi se shtetet duhet të forcojnë sigurinë kibernetike dhe t’i mbrojnë qytetarët.

Redaktorja e Balkan Insight, Ivana Jeremiç te Prezantimi i Raportit vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Redaktorja e Balkan Insight, Ivana Jeremiç te Prezantimi i Raportit vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nensi Bogani, monitoruese e të drejtave digjitale në BIRN Shqipëri theksi se nuk duhet të normalizohen sulmet virtuale, pasi ata kanë pasoja.

“Çfarë mund të bëjmë ne ose qeveritë? Na duhet sundim i ligjit dhe të avokojmë më shumë”, theksoi Bogdani e cila mes tjerash tha se Shqipëria ka ingrastrukturë teknologjike të dobët.

Edhe monitoruesja e të drejtave digjitale nga BIRN Serbi, Tijana Uzaleç theksoi mungesën e legjislacionit si dhe rrezikshmërinë e “deepfake”.

Prezantimi i Raportit vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Prezantimi i Raportit vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Këto të dhëna sipas hulumtueses Megi Reçi nga Shqipëria në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, janë të rëndësishme pasi siç tha “na duhen të dhëna për këto incidente në mënyrë që tu tregojmë institucioneve çfarë të bëjnë”.

Reçi theksoi se duhet të ketë zbatim të ligjit si dhe të investohet në edukimin mediatik.

Lejla Tuliq Ivojeviq, përfaqësuese e Grupit Neretva të OSBE-së për sigurinë kibernetike theksoi se po përballemi me shumë sfida në botën digjitale.

“Duhet të ngrisim vetëdijen për sfidat kibernetike me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë”, tha Ivojeviq, e cila theksoi mes tjerash se të gjitha platformat duhet të mbrohen siç duhet.

Ajo përmendi gjithashtu të rinjtë si grup i cenueshëm në botën digjitale, të cilët duhet t’i dinë të drejtat e tyre në internet.

Ndërkaq, Julian Ringhof, zyrtar i politikave dhe trajtues i rasteve në Komisionin Evropian, DG Connect, Aspektet Globale të Shërbimeve Digjitale, nënvizoi dezinformatat.

“Dezinformimi minon sigurinë publike”, tha mes tjerash Ringhof, ai shtoi edhe dezinformimin si teknikë për t’i heshtur ata që janë të zëshëm.

Ai mes tjerash theksoi se ndërhyrjet e huaja dhe kampanjat dezinformuese ndikojnë për arritjen e polarizimit të shoqërive.

Prezantimi i Raportit vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Prezantimi i Raportit vjetor për shkeljet e të drejtave digjitale 2022-2023 nga BIRN “Të drejtat digjitale në kohë krize: Autoritarizmi, tensioni politik dhe legjislacioni i dobët nxisin shkeljet”. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një varg rekomandimesh për hapësirë digjitale më të përgjegjshme

Raporti jep një serë rekomandimesh për aktorë të ndryshëm për të forcuar sigurinë kibernetike për të mbrojtur të drejtat digjitale. Disa nga to janë si vijon:

  • Qeveritë të zbatojnë në mënyrë proaktive rregullore të rrepta të sigurisë kibernetike, të promovojnë bashkëpunimin ndërkufitar dhe të ndajnë burime për fushata edukuese dhe ndërgjegjësuese publike.
  • Bizneset dhe subjektet e tjera përgjegjëse për infrastrukturën kritike duhet të bëjnë investime të konsiderueshme në masa të fuqishme të sigurisë kibernetike.
  • Grupet e shoqërisë civile duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në avokimin e të drejtave dhe lirive digjitale.
  • Komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ndihmojë duke ofruar asistencë teknike dhe duke nxitur iniciativat për ndërtimin e kapaciteteve në rajon.
  • Qytetarët duhet të fillojnë të mendojnë për sigurinë e tyre digjitale duke ndjekur udhëzimet dhe rekomandimet e qeverive, kompanive të teknologjisë, mediave dhe ekspertëve, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet digjitale në rritje.
  • Mediat dhe gazetarët duhet të jenë në ballë për të luftuar shkeljet e të drejtave digjitale.
  • OJQ-të duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të luftuar dezinformimin dhe narrativat e njëanshme duke përdorur metoda tashmë të përdorura, por edhe duke eksploruar qasje të reja dhe inovative.
  • Institucionet arsimore në të gjitha nivelet duhet të ripërtërijnë kurrikulat e tyre për të përfshirë shkrim-leximin digjital dhe edukimin mediatik si lëndë thelbësore.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Përndryshe, Anëtarët e Rrjetit të të Drejtave Digjitale të Evropës Juglindore [SEE Digital Rights Network] u takuan në Sarajevë 6 dhjetor për të diskutuar çështje kritike që lidhen me të drejtat digjitale në Evropën Juglindore. Diskutimi pasoi raportin vjetor të BIRN-it për të drejtat digjitale. Në drejtim të këtyre gjetjeve alarmante, anëtarët e Rrjetit të të Drejtave Digjitale të EJL-së u bëjnë thirrje vendimmarrësve në vendet e EJL-së që të shtojnë përpjekjet e tyre në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave digjitale duke ju dhënë rekomandime konkrete të cilat gjenden KËTU.