Vazhdojnë kërkimet për tre personat që ranë në lumin Lepenec me makinën e tyre

Një ekip zhytësish është ende në kërkim të tre personave që ranë dje me veturë në lumin Lepenets, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), transmeton 360 Gradë.

Kërkimet, siç thotë QMK-ja, po zhvillohen në kushte jashtëzakonisht të vështira për shkak se lumi është i thellë dhe shumë i shpejtë, si dhe mban objekte të rrezikshme për zhytësit.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur dje se ekipet e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë janë në kërkim të tre personave në lumin Lepenec.

Sipas informacioneve të MPB-së, automjeti ka përfunduar në Lepenec pasi një veturë tip “Volkswagen Turan” me targa të Maqedonisë së Veriut ka tejkaluar një kolonë veturash në rrugën nga Shkupi për në pikën kufitare “Bllacë”. Në momentin kur ka arritur paralelisht me një veturë “BMW” me targa kosovare, e cila ka qenë duke lëvizur në të njëjtën kolonë, dy automjetet janë afruar dhe janë përplasur, pas së cilës vetura kosovare me katër pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumin Lepenec

Një person është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”.

Shkaqet e përplasjes janë ende duke u përcaktuar.