Të mendojmë globalisht dhe të veprojmë lokalisht – lufta në Evropë rrezik për Republikën e Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor

Shkruan: Arianit Racaj

Të gjitha teoritë për konflikte dhe luftëra në Evropën demokratike në vitet e fundit ranë në ujë.

Ekspertët botëror menduan se nuk do të ketë konflikte dhe luftëra në Evropë por ndodhi e kundërta, lufta konvencionale-frontale në mes të Evropës filloj dhe vazhdon me agresionin Rus në Ukrainë kurse në vazhdimësi dhe intensitet shumë të lartë vazhdon lufta hibride e Rusisë dhe Serbisë si aleatë të përbetuar ndaj Republikës së Kosovës. Kjo luftë e Serbisë po përgatit luftën konvencionale dhe agresionin ndaj Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe fillimin e luftës në Ballkanin perëndimor. Por duhet të theksojmë se një agresion i tillë për momentin ka gjasa te vogla të ndodh për keto arsye:

  • Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe demokratik me institucione të formuara dhe mirë te organizuara.
  • Me prezencën e dy institucioneve ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes siç janë Eulex dhe aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë NATO.
  • Të analizojmë luftën e Ukrainës dhe rolin e NATO-s për parandalimin e përhapjes të kësaj lufte në Evropël.

Mendoj se e keqja nuk do të vijë ende. Pushtimi gjithëpërfshirës i Vladimir Putinit në Ukrainë i ka inkurajuar anëtarët e NATO-s të planifikojnë në detaje atë që ka qenë e paimagjinueshme që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përkatësisht një konflikt i drejtpërdrejtë me Rusinë, raporton e përjavshmja amerikane “Newsweek”. “. Megjithatë, përpara samitit të bllokut në Vilnius, Lituani, që fillon më 11 korrik, ku ballafaqimi me Rusinë do të jetë në krye të agjendës, Sir Richard Shirreff, ish-zëvendës komandanti suprem për Evropën, tha se NATO nuk ishte gati për luftë me Moskën. Duhet një goditje e vërtetë në shpinë – tha ai, duke vënë në dukje reduktimet e buxheteve ushtarake midis anëtarëve të Aleancës, megjithëse ka përjashtime, si Polonia.

Një luftë në shkallë të gjerë po zhvillohet në Evropën Lindore. Kjo është një luftë në tokë dhe në qiell, kështu që investoni në qiell dhe tokë. Vitin e kaluar në Samitin në Madrid (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s) Jens Stoltenberg njoftoi se NATO do të rriste numrin e forcave të gatishmërisë së lartë në 300,000 njerëz, dhe kjo thjesht nuk ndodhi – tha Shirreff. Ish gjenerali britanik tha se ushtria e Mbretërisë së Bashkuar është një shembull i shkurtimeve të tilla në bllok duke u reduktuar në “përmasa qesharake” sepse struktura e mbrojtjes beson se Kina, jo Rusia, është kërcënimi kryesor afatgjatë. – Gjeografia është e rëndësishme këtu dhe Rusia është ujku që është më afër tufës – tha Shiref, partner i kompanisë konsulente “Strategy Worldwide”.

Ai beson se ka pasur një “dështim të parandalimit” nga aleanca, e cila humbi një mundësi për të ndërtuar kapacitete pasi Putini pushtoi Krimenë në 2014. – A jam i bindur se NATO do të jetë vërtet në gjendje të krijojë forca të gatshme për një luftë konvencionale me Rusinë? Jo, jo – tha gjenerali britanik. Edhe nëse Kremlini dhe media shtetërore ruse thonë se është një konflikt midis Moskës dhe NATO-s, aleanca ka bërë përpjekje për të shmangur një rol të drejtpërdrejtë në luftime dhe në vend të kësaj po furnizon Ukrainën me pajisje për të kundërshtuar agresionin e Moskës. Një nga zyrtarët më të lartë të NATO-s, admirali Rob Bauer, tha në Maj se aleanca duhet të përgatitet për faktin se “në çdo kohë mund të ketë një konflikt” drejtpërdrejt me Moskën. Kjo është arsyeja pse NATO po analizon mijëra faqe dokumentesh të klasifikuara që përshkruajnë planet dhe udhëzimet rajonale se si anëtarët mund të përmirësojnë forcat dhe logjistikën e tyre. Planet përfshijnë gjithashtu caktimin e trupave për të mbrojtur rajone të ndryshme me detaje se “ku, çfarë dhe si do të vendosen”, tha Stoltenberg muajin e kaluar.

Stoltenberg njoftoi në Mars se aleanca do të vendosë katër grupe të reja beteje, secili me rreth 1,500 trupa, në të gjithë Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë. Qëllimi është të “forcohet pozicioni i NATO-s në të gjitha fushat me një rritje të madhe të forcave në pjesën lindore të Aleancës, në tokë, në ajër dhe në det”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Por kur është në pyetje Ballkani perëndimor gjegjësisht lufta hibride Ruso-Serbe në veriun e Republikës së Kosovës, kjo situatë është nënë kontoll të institucioneve më të fuqishme ndërkombëtare të sigurisë NATO-s dhe Eulex.

Për parandalimin e zgjerimit te luftës në Europë, NATO organizon edhe stërvitjen e njësive shumëkombëshe “Defender Europe 23” për planifikim, organizim, koordinim, komandim dhe kontrolle të përbashkëta që njësitë të jenë interoperabile dhe interoperative për realizimin e suksesshëm të misionit.

Në bazë të analizës faktike të lartpërmendur NATO duke parë eskalimin e luftës hibride Ruso-Serbe në veri të Republikës së Kosovës ka angazhuar forca rezervë shtesë. Institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes (NATO dhe Eulex) në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës janë të përgatitura për ndalimin e agresionit serb ndaj Republikës së Kosovës. Por agresioni ruso-serb me luftën hibride do të vazhdon edhe me agresivitet më të shtuar në të ardhmen.