USAID prezantoi programin pesëvjeçar të punës dhe platformën e re të qasjes në financa në RMV

Sot, ekipi i Aktivitetit të USAID Partneritetepër rritje ekonomike prezantoi programin pesëvjeçar të punës dhe platformën e re të qasjes në financa. Në prezantim morën pjesë përfaqësues të kompanive, organizatave mbështetëse të biznesit, Ministrisë së Ekonomisë, Odës e ekonomike, konsulentë dhe aktorë të tjerë të sektorit privat dhe publik. Të pranishmit patën mundësinë të mësojnë për programin e Aktivitetit, i cili në pesë vitet e ardhshme do të punojë për zmadhimin e rritjes, punësimit dhe produktivitetit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në vend, transmeton Portalb.mk.

Si pjesë e programit të Aktivitetit, u promovua Platforma e re për qasje në financa, e cila do të lehtësojë aksesin në financa të NMVM-ve në fondet e disponueshme në tregjet financiare. Nëpërmjet platformës do të angazhohen 32 konsulentë me përvojë shumëvjeçare në këtë sektor, të cilët do të ndihmojnë kompanitë të kenë akses në mjetet më optimale për rritjen e produktivitetit, duke ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, në këtë aktivitet u prezantuan edhe masat nga programi për mbështetjen e konkurrencës së industrisë prodhuese dhe përgjegjësisë sociale për vitin 2023. Këto masa synojnë të rrisin konkurrencën e sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe në këtë mënyrë të rrisin nivelin konkurrues të të gjithë ekonomisë.

Aktiviteti i USAID Partneritete për rritje ekonomike bashkëpunon me partnerë (kompani, organizata mbështetëse biznesi, qendra arsimore etj.) për të zmadhuar rritjen, punësimin dhe produktivitetin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në vend nëpërmjet: sipërmarrjes (bashkëinvestimi ) – fonde, ekspertizë dhe teknologji – me kompani, qendra arsimore dhe organizata mbështetëse të biznesit; rritja e përdorimit të burimeve të disponueshme komerciale dhe alternative të financimit; përmirësimi i gatishmërisë së NMVM-ve për investime; ofrimi i mbështetjes së synuar për NMVM-të në advokim dhe lobim për çështje që janë me interes të veçantë për to, përmes platformës për dialog publik-privat.

Kujtojmë se KShPK në bashkëpunim me USAID-in, me pjesëmarrjen e 120 nxënësve nga klasa e shtatë deri në të nëntë, po zhvillon fushatën edukuese kundër korrupsionit me sloganin “Bëhuni heronj të ndershmërisë”. Kjo fushatë është shtrirë në 13 shkolla gjatë vitit.

“Kjo fushatë e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, është pjesë e Aktivitetit kundër korrupsionit dhe për integritet të cilin e zbaton Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES, ndërsa  financohet nga USAID-I”, deklarojnë organizatorët.