UNRWA: Rreziqet nga sëmundjet në Gaza në nivele rekord, ka mungesë të vaksinave
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi se rreziqet shëndetësore në Rripin e Gazës kanë arritur nivele rekord, transmeton Portalb.mk.
Fëmijët humbin vaksinat thelbësore për shkak të mbi dy viteve luftë, kushteve të vështira të dimrit dhe kolapsit të sistemit shëndetësor.
Komisioneri i UNRWA-së, Filip Lazarini, tha se fëmijët në Gaza janë privuar nga imunizimet rutinë që nga fillimi i konfliktit.
“Në mes të më shumë se dy viteve luftë në Gaza, fëmijët kanë humbur vazhdimisht vaksinat që u nevojiten për të qëndruar të sigurt”, tha ai.
Ai theksoi se dimri i ashpër, me temperatura të ulëta, reshje të dendura dhe përmbytje, përkeqëson rreziqet shëndetësore.
Lazarini bëri me dije se ekipet e UNRWA-s, në koordinim me UNICEF-in, OBSH-në dhe partnerët lokalë, kanë nisur raundin e dytë të fushatës së vaksinimit kompensues.
Ushtria izraelite ka vrarë mbi 71.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori 2023, duke lënë Gazën në gërmadha.
Edhe pas armëpushimit të 10 tetorit, sulmet izraelite vazhdojnë.