UNRWA i bëri thirrje Izraelit të heqë bllokadën ndaj Gazës

Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë, shtylla kurrizore e ndihmës humanitare palestineze, i ka kërkuar Izraelit të heqë “rrethimin” e Gazës, i cili ka penguar shpërndarjen e ndihmës humanitare shumë të nevojshme për rreth dy milionë palestinezë në territor, transmeton Euronews.

“UNRWA mbetet litari i jetës për njerëzit në Gaza”, postoi agjencia e OKB-së në llogarinë e saj në X.

“Që nga fillimi i luftës në Gaza, UNRWA nuk ka pushuar kurrë së punuari – as përmes bombardimeve, zhvendosjeve apo dëshpërimit”, shtoi ajo.

Aktualisht, ndihma humanitare në Gaza po ofrohet nga organizata izraelite e mbështetur nga SHBA-të, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), e cila akuzohet për shkaktimin e vdekjes së qindra palestinezëve që prisnin ndihmë ushqimore.

Grupet e njohura të ndihmës dhe OKB-ja kanë refuzuar të bashkëpunojnë me organizatën e re, duke thënë se ajo shkel parimet themelore humanitare duke koordinuar shpërndarjen me trupat izraelite të mbështetura nga personel sigurie amerikan të punësuar privatisht dhe të armatosur.