Ulje e numrit të qytetarëve që e shfrytëzojnë autobusin në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 10 131 000 udhëtarë, apo 2.5 përqind më pak krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Protalb.mk.

“Numri i udhëtarëve të transportuar me autobus në transportin urban është zvogëluar për 6.6%, në atë periferik është rritur për 0.5%, mes qyteteve është rritur për 3.1%, ndërsa në atë ndërkombëtarë është rritur për 38.2%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në periudhën e njëjtë është regjistruar rritje e numrit të kilometrave të transportit rrugor, duke u theksuar rritja e numrit të kilometrave për 23.5 përqind te transporti ndërkombëtar.

Te transporti ndërmjet qyteteve, interesim më i madh është regjistruar te ekskursionet dhe udhëtimet për turizëm.