“Ujësjellësi” përfundoi punën, furnizimi me ujë është rikthyer pasi gjysma e Shkupit ishte pa ujë për gati 24 orë
Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” përmes një kumtese informon se ka përfunduar ndërtimi i lidhjes kryesore të furnizimit me ujë, pas pothuajse 24 orësh ndërprerje, dhe është rikthyer furnizimin me ujë në një pjesë të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
“Këtë mëngjes, niveli i furnizimit të rregullt me ujë u arrit përmes vendbanimit Zhelezara në komunën e Gazi Babës, por për shkak të konsumit të tepërt dhe tërheqjes nga Çairi, rrjeti zbrazet shumë shpejt, domethënë ka një rënie para se rrjeti i furnizimit me ujë të stabilizohet. Qytetarëve u kërkohet të kenë durim dhe ta përdorin atë në mënyrë racionale derisa rrjeti të stabilizohet, përndryshe Çairi do të shkaktojë mungesë për gjysmën e qytetit që mund të zgjasë me ditë”, njoftoi “Ujësjellësi”.
Një pjesë e madhe e rajonit të Shkupi dje nuk ka pasur ujë për shkak një intervenimi të madh teknik.