UEFA shpërblen klubet në Champions, Milan merr “kusurin”

“Calcio & Finanza” shkruan se UEFA nesër do të paguajë një përqindje të re të çmimeve të Champions League. Totali prej 284,55 milionë eurove do t’u shpërndahet 32 klubeve, nga të cilat 134,4 milionë euro për rezultatet e tri ndeshjeve të para dhe 150,15 milionë për merkaton, raporton ABC.

Klubet italiane do të arkëtojnë në total 34.7 milionë euro nesër. Ai që do të marrë më shumë është Napoli me 12.4 milionë euro, shifër kjo e ndikuar nga grupi i tregut të lidhur me fitoren e Scudettos vitin e kaluar.

Më pas Interi do të marrë 9.93 milionë euro, Lazio me 8.83 milionë euro dhe Milan me 3.56 milionë euro, duke marrë parasysh dhe paraqitjet e dobëta në grup.