Udhëheqës i milicisë së krahut të djathtë u dënua me 18 vjet burg për sulmin në Kongresin e SHBA-së
Udhëheqësi i milicisë së djathtë “Oath Keepers”, Stuart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burg për rolin e tij në trazirat në Kapitolin e SHBA-së. Rhodes, i cili është themeluesi i milicisë, u dënua për rebelim kundër shtetit dhe vepra të tjera penale. Ky është dënimi më i gjatë me burg i dhënë ndonjëherë në lidhje me sulmin e 6 janarit 2021 në legjislaturën amerikane. Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg, transmeton Portalb.mk.
Gjatë gjyqit, Rhodes nuk u pendua dhe pretendoi se ishte i burgosur politik. Ai thotë se “Mbrojtësit e betimit” po luftojnë kundër “njerëzve që po shkatërrojnë vendin”.
Gjykatësi Amit Mehta hodhi poshtë pretendimet e tij dhe tha se ishte i shqetësuar për retorikën e tij të dhunshme, duke përfshirë një kërcënim për të varur ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
“Më duhet të them, zotri Rhodes, dhe nuk e kam thënë kurrë këtë për askënd që kam dënuar: “Ju, zotëri, jeni një kërcënim i vazhdueshëm për këtë vend, për republikën dhe për strukturën e demokracisë sonë,” tha gjyqtari.
Mijëra mbështetës të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sulmuan Kapitolin, ndërtesën e Kongresit në Uashington, në një përpjekje për të parandaluar shpalljen e Joe Biden si presidentin e ri.