U vranë 80 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit

Të paktën 80 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës që nga mëngjesi i djeshëm, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Administratës së Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet e kryera në pjesë të ndryshme të Gazës.

Sipas tij, 32 palestinezë humbën jetën në katër sulme ajrore të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës në veri. Ndërsa në shtatë sulmet që ushtria izraelite kreu në qytetin Khan Younis, humbën jetën 30 palestinezë. Ndërkohë 17 palestinezë humbën jetën në katër sulmet izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në këto sulme izraelite u plagosën shumë të tjerë. Thuhet se trupi i një personi të vrarë nga ushtarët izraelitë u gjet në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.