U shkatërrua banda e drogës në Itali, në pranga edhe shqiptari i akuzuar për vrasje
Një operacion antidrogë është finalizuar nga autoritete italiane në Brescia. Nga ky operacion janë prangosur tetë persona të cilët akuzohen për trafik droge, falsifikim dhe sulmeve të armatosura. Mes të arrestuar është edhe një oficer policie dhe një shqiptar. Akuzat ndaj shqiptarit janë edhe më të rënda pasi ai akuzohet për vrasjen e një biznesmeni, raporton Euronews.
4 prej të arrestuarve janë lënë në burg dhe 4 të tjerët janë në arrest shtëpiak. Operacioni u finalizua pas muaj hetimesh. Hetimi nisi mbrëmjen e 1 marsit të 2024-ës, kur një biznesmen në Montichiari u sulmua nga disa persona të maskuar ndërsa po mbyllte derën e biznesit të tij. Dyshohet se shqiptari i arrestuar qëlloi tetë herë me një armë kalibri 9 mm. Gjashtë plumba goditën biznesmenin në këmbë, krahë dhe bark. Biznesmeni fatkeqësisht vdiq më 16 shtator 2024.
Oficeri i arrestuar dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në një nga këto grupe për biznesmenin nga Bergamo, gjithashtu i arrestuar, nëpërmjet përfshirjes së një kompanie letre të drejtuar nga kriminelë nga Brescia dhe që vepronin në sektorin e ndërtimit.
I njëjti biznesmen dyshohet se ka formuar, në bashkëpunim me katër individë të tjerë, një grup të dytë të specializuar në lëshimin e faturave të rreme për transaksione joekzistente, duke mbajtur TVSH-në e duhur si kompensim.