U kap 40 vjeçari nga Maqedonia e Veriut duke kaluar kundërligjshëm kufirin ndërmjet Kosovës dhe RMV-së (FOTO)
Policia e Kosovës ka kapur një shqiptar të Maqedonisë së Veriut duke tentuar me veturë të kalon në mënyrë të kundërligjshme kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. I dyshuari do të mbahet për 48 orë në paraburgim, transmeton Portalb.mk.
“Drejtuesi i automjetit, me iniciale (Z.A.) i moshës rreth 40 vjeçare M/SH/RMV me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, duke tentuar për t’u larguar (ik) në drejtim të territorit të RMV-se, ka shkaktuar vet aksident me dëme materiale”, raportoi Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Seqishtë në orët e mbrëmjes, kur përmes rrugëve malore vetura me targa të RMV-së tentoi përmes rrugëve malore të kalon kufirin nga Kosova në Maqedoni të Veriut.
“Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se brenda tij kishte të ngarkuar: 120 palë këpuce (patika) dhe 260 palë veshje (duksa dhe trenerka)”, raportoi Policia.