U arrestua një serb në Mitrovicë të Veriut nën dyshimet se kreu krime lufte

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”, raporton Koha.net.

Në komunikatën e përbashkët të Policisë e Prokurorisë është thënë se i dyshuari Zh.N. (1965) është arrestuar rreth orës 16:00 në Mitrovicën e Veriut. Ai dyshohet se kreu “krime lufte kundër popullatës civile – dhunë seksuale” gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”. I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë. I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatë.