RMV, më 7 dhe 8 mars do të realizohet shfaqja e dyfishtë e baletit “Bukuroshja e fjetur”

Shfaqja e dyfishtë e baletit “Bukuroshja e fjetur” nga Çajkovski do të organizohet nga Opera dhe Baleti Nacional më 7 dhe 8 mars, duke filluar nga ora 20:00, transmeton Portalb.mk.

“Dirigjenti i shfaqjeve është Bisera Çadlovska, koreograf Viktor Jaremenko (Ukrainë), asistent koreograf është Tetjana Belecka nga Ukraina, skenograf dhe kostumograf Miodrag Tabaçki nga Serbia, dizajni i dritës është vepër e Milço Aleksandrov, mjeshtri i koncertit Jane Bakevski, solo violinist është Kliment Todoroski dhe solist violonçel, Kiril Josifov”, njoftoi Opera dhe Baleti Nacional.

Në shfaqjen që do të realizohet nën muzikën e Peta Iliç Çajkovski, do të luajnë Marija Kiçvska Shokarovska dhe Emil Jordanov në ditën e parë, ndërsa natën e dytë Hristina Naçevska dhe Balash Loshei.