Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ambasadori i Turqisë, Sakir Ozkan Torunlar u tërhoq nga Izraeli “për shkak të tragjedisë humanitare në Gaza të shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër civilëve dhe refuzimi i Izraelit për të pranuar një armëpushim”, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Jashtme turke tha se Sakir Ozkan Torunlar u tërhoq “për shkak të tragjedisë humanitare në Gaza të shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër civilëve dhe refuzimi i Izraelit për të pranuar një armëpushim”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë më parë se synojnë të vazhdojnë luftën derisa të shkatërrojnë fuqinë e Hamasit në Gaza dhe se nuk mund të ketë armëpushim derisa të lirohen të 240 pengjet e mbajtura në Gaza.

 

Forcat izraelite kanë rrethuar qytetin më të madh të Gazës, duke kërkuar të shkatërrojnë Hamasin si hakmarrje për sulmet në Izrael më 7 tetor që vranë rreth 1,400 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën peng 240 njerëz.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Gaza tha se rreth 9,500 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin vrarë që atëherë në sulmet izraelite dhe një fushatë të intensifikuar tokësore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton France 24, u tha gazetarëve se ai e konsideron presidentin izraelit Benjamin Netanyahu personalisht përgjegjës për numrin në rritje të viktimave civile në Rripin e Gazës.

“Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim”, tha Erdogan.

Turqia i ka bë Izraelit edhe thirrje për evakuim të palestinezëve në veri të Gazës, refuzimin e të cilës e quajti të papranueshme. Muajin e kaluar Izraeli tërhoqi të gjithë diplomatët e tij nga Turqia, përfshirë ambasadoren Irit Lillian.