Tre dekada Festival i Këngës për Fëmijë “Bletëzat”, janë kënduar mbi 600 këngë

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Tetovë u mbajt edicioni i 30-të jubilar i Festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat”. Për tre dekada me radhë Tetova është nikoqire e festivalit. Në këtë edicion jubilar u prezantuan gjithsej 18 fëmijë më këngë të autorëve të ndryshëm. Mbi 250 fëmijë u ngjitën në skenë, ndërsa të gjitha këngët në festival u shoqëruan nga korri i fëmijëve të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Si zakonisht ky festival është me karakter garues ku të gjithë fëmijëve i’u ndanë kupa mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre.

Këngët i përzgjodhi juria profesionale, të cilët ndanë këto çmime:

Fituesi i Çmimi të parë “Bletëzat 2024” shkoi për Eda Abdylmexhitin me këngën “Piano”.

Dy çmimet e dyta shkuan për: Niha Alitin dhe Brisea Deliaj.

Tre çmimet e treta u ndanë për: Amar Telqiun, Lis Zeneli dhe Eldin Sulejmani.

Gjithashtu u ndanë edhe shumë çmime të tjera si :

Çmimin “Menada Ilire” e fitoi Aya Sulejmani.

Çmimin “Radio Bleta” e fitoi Helena Zeqiri.

Çmimin “Xheladin Zeqiri” e mori Rajana Dervishi.

Çmimi “Mikrofoni i Artë” i takoi Era Krasniqit.

Çmimi “Best Spot” e fitoi Rea Mumidini.

Çmimin “Best Talent” e fitoi Olsa Musliu.

Çmimin “Best Hit” e mori Furkan Alia.

Çmimin “Performanca më e Mirë” e fitoi Aron Musliu.

Çmimin “Interpretimi më i Mirë” e mori Sara Limoni.

Çmimin “Vokali më i Mirë” e fitoi Ajana Zhaku.

Çmimin “Muzika më e Mirë” e fitoi Vlera Rustemi.

Çmimin “Teksti më i Mirë” e fitoi Erina Pasha.

Në skenën e festivalit u paraqiten grupi i vajzave dhe fëmijëve të Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” Tetovë, nën udhëheqje të Elez Mema dhe Albin Ajredini, këngëtarja e vogël Era Alia dhe fëmijët e lojtores Wanderland Tetovë, si dhe disa këngëtarë tjerë të vegjël.

Foto nga festivali i Këngës për fëmijë “Bletëzat”, nga drejtori i festivalit Mevaip Abdiu
Foto nga festivali i Këngës për fëmijë “Bletëzat”, nga drejtori i festivalit Mevaip Abdiu

Mevaip Abdiu drejtor i Festivalit “Bletëzat” për Portalb.mk tha se ky festival nuk është ndalur asnjëherë edhe në kohët kur kanë qenë të vështira.

“Edicioni i 30-ë ka qenë i veçantë, në vitin 1994 ka lindur ky festival, është festivali më i vjetër i këngës për fëmijë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pa ndërprer është zhvilluar plot 30 vjet, nuk është ndalur asnjëherë edhe kohët kur kanë qenë të vështira. E veçanta e këtij festivali është se gjithmonë këngët pjesmarrëse janë premierë”, tha Abdiu.

Abdiu edhe më tej shtoi se publiku ka qenë i stërmbushur, për ti duartrokitur voglushët që prezantuan këngët me plotë emocion.

Foto nga festivali i Këngës për fëmijë “Bletëzat”, nga drejtori i festivalit Mevaip Abdiu
Foto nga festivali i Këngës për fëmijë “Bletëzat”, nga drejtori i festivalit Mevaip Abdiu

Ky festival u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Komuna e Tetovës dhe disa mbështetës të tjerë.