Trajneri Carlo Ancelotti në hetim nga Prokuroria

Rezultatet në fushën e lojës nuk mjaftojnë që tekniku italian, Carlo Ancelotti të bëjë një jetë të qetë në Spanjë, me 64-vjeçarin, i cili ka përfunduar në “lupën” e Prokurorisë, që ka kryer një hetim financiar ndaj tij dhe ka kërkuar një dënim me 4 vite e 9 muaj burg, mirëpo vështirë se tekniku i “Galaktkëtve” do të marrë këtë vendim drastik, raporton ABC.

Hetimi është kryer nga Prokuroria e Madridit dhe lidhet me periudhën e parë të “Don Carlo”-s në stolin e “Galaktikëve” të Real Madrid , në periudhën 2013-2015, teksa gjatë kësaj kohe Prokuroria ka dalë në konkluzionin se kateër herë fituesi i UEFA Champions League ka kryer evazion fiskal për më shumë se një milionë euro në harkun e dy viteve.

Vetë Ancelotti nuk ka komentuar ende në lidhje me hetimet e prokurorisë spanjolle, teksa gjasat më të mëdha janë që trajneri të arrijë një marrëveshje me autoritetet tatimore, në mënyrë që të paguajë një gjobë të majme dhe të mund të vazhdojë rregullisht aktivitetin.

Ndërkaq, kujtojmë se të tilla akuza në Spanjë, të ngjashme me këtë të teknikut italian ka patur edhe për emra të tjerë të njohur, përfshi edhe “fantazistin” bralizian, Neymar dhe 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, të cilat janë zgjedhur me marrëveshje dhe të gjithë kanë paguar gjobat në shtetin spanjoll.