Threads kaloi 100 milionë përdorues më shpejt edhe se ChatGPT

Aplikacion i ri në Instagram i quajtur Threads tashmë ka tejkaluar 100 milionë përdorues, duke e arritur këtë numër më shpejt se chatboti ChatGPT, raporton The Verge.

Chatboti Open AI i kompanisë e kaloi këtë kufi në dy muaj, duke e bërë atë platformën me rritjen më të shpejtë në atë kohë, ndërsa Threads, i cili u lançua të mërkurën, arriti në 100 milionë në vetëm pak ditë.

Aplikacioni u bë hit në mesin e përdoruesve pothuajse menjëherë pas fillimit të tij. Në dy orët e para, ai mori 2 milionë përdorues të regjistruar, pas së cilës numri u rrit me shpejtësi. Drejtoru i Meta Mark Zuckerberg shkroi të premten se suksesi i aplikacionit ishte “shumë përtej pritshmërive”.

Për krahasim, TikTok arriti 100 milionë përdorues në nëntë muaj, ndërsa Instagramit iu deshën dy vjet e gjysmë për të arritur këtë numër.