“Thesari nuk është hakuar” – Ministria e Financave e demantoi Arsovskën

“Nuk është e vërtetë se është hakuar, thesari punon”, thonë nga Ministria e Financave, pasi që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danealla Arsovska, në seancën e 30 majit të Këshillit të Qytetit të Shkupit tha se asnjë prej institucioneve nuk mund të paguajë kërkesa, pasi që ka pasur sulm hakerësh ndaj Ministrisë së Financave.

“Pse askush nuk flet për sulmin e hakerëve ndaj Ministrisë së Financave, tre javë nuk punon sistemi për thesar, asnjë prej institucioneve nuk mund të paguajë kërkesa. Ai nuk është menaxher që është bllokuar tre javë? Apo nëse llogaria është e bllokuar shteti është në bankrot?”, tha Arsovska.

Reagimi i Arsovskës vjen pas shkrimeve në media se llogaria e Qytetit të Shkupit është bllokuar dhe se institucioni është përpara bankrotit. Sipas SDK.mk, llogaria buxhetore nëpërmjet të cilës kryhen të gjitha pagesat ndaj kreditorëve, ndahen pagat, transferohen para për subvencione për ndërmarrjet publike është e bllokuar për shkak të borxhit të Qytetit, gjegjësisht padisë për një lëndë prej përpara 10 vitesh, për të cilën procesi gjyqësor ka mbaruar përpara një kohe të caktuar dhe tani me pagesë të detyrueshme tërhiqen paratë.

Nga Qyteti i Shkupit deklaruan se “llogaria nuk është bllokuar, e as është e rrezikuar puna materiale-financiare e administratës”. Për këtë, Arsovska para këshilltarëve tha se në fakt, është hakuar thesari i Ministrisë së Financave.

“Qyteti i Shkupit nuk është bllokuar, provë për këtë janë pagesat e përditshme të cilët me dorë i punon Ministria e Financave, një nga një, nuk munden të punojnë nga 100 në ditë, të cilat ua dërgojmë. Ky Qytet rregullisht do t’i servisojë obligimet nëse Ministrinë e Financave nuk e keni të bllokuar”, tha Arsovska.

Meta.mk dhe Portalb.mk disa herë janë drejtuar deri te Ministria e Financave, prej ku i kanë demantuar këto informata.

“Sistemi i Ministrisë së Financave nuk ka qenë cak i sulmeve të hakerëve dhe të gjitha funksionet, përfshirë edhe Thesarin, zhvillohen me rregull”, deklaruan nga Sektori për Marrëdhënien me Publikun.

Plotësisht, kontaktuam edhe me udhëheqësen e Sektorit për Çështje Financiare në Ministrinë e Financave, Vera Prokoviq, e cila shkurt na tha se nuk ka kurrfarë sulmi të hakerëve dhe se thesari punon.

Përndryshe, sektori i Thesarit është i obliguar të menaxhojë me llogarinë e Thesarit dhe me llogari tjera të shtetit, ndërkaq kryen edhe punë tjera të caktuara me ligj, siç është për shembull udhëheqja e regjistrit të shfrytëzuesve buxhetor, hapja e llogarive në kuadër të llogarisë së Thesarit, përpunim të kërkesave të shfrytëzuesve për pagesa në denarë dhe deviza, ndjekje të pagesës së të ardhurave publike në Buxhet dhe ndarja e tyre nëpër shfrytëzuesit, kanalizim të fondeve të paraantëraësimit të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe sigurim të kontrollit të fuqishëm financiar mbi realizimin e marrëveshjeve financiare të nënshkruara me institucionet kompetente për projektet e financuara nga BE.