Tetori pothuajse garanton se 2023 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

Ky tetor ishte më i nxehti i regjistruar globalisht, 1.7 gradë Celsius  më i ngrohtë se mesatarja para-industriale për këtë muaj  dhe me siguri do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë shkruan AP transmeton Portalb.mk.

Tetori ishte 0,4 gradë Celsius më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm për muajin në 2019.

“Shuma me të cilën po thyejmë rekorde është tronditëse,” tha Samanta Burgess zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus. Ajo thotë se pas ngrohjes të këtyre muajve të fundit, është praktikisht e garantuar se 2023 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar.

Sipas shkencëtarëve një planet më i ngrohtë do të thotë ngjarje më ekstreme dhe intensive të motit si thatësira e rëndë ose uragane që mbajnë më shumë ujë.